KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Hargreaves: Kosova duhet t’i bindë aleatët se është gati për NATO-n dhe BE-në
Politikë

Hargreaves: Kosova duhet t’i bindë aleatët se është gati për NATO-n dhe BE-në

Kosova News
Kosova News 17:51 -06/06/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Kosova duhet të dëshmojë me vepra se është e gatshme për avancimin e aspiratave të saj euroatlantike dhe forcimin e marrëdhënieve me partnerët ndërkombëtarë. Kështu ka deklaruar ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, në një intervistë për IndeksOnline, ku ka folur për pritjet e aleatëve ndaj Kosovës dhe rrugën e saj drejt integrimeve.

Sipas ambasadorit britanik, Londra mbështet fuqishëm Kosovën në synimet e saj për t’u afruar me NATO-n, Bashkimin Evropian dhe organizatat e tjera ndërkombëtare, por ka theksuar se progresi nuk është i garantuar.

“Mbretëria e Bashkuar dëshiron ta shohë Kosovën të ketë sukses si një shtet modern evropian dhe e mbështet fuqishëm ambicien e saj për të thelluar lidhjet me NATO-n, Bashkimin Evropian dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

Por ky progres nuk është automatik. Kosova duhet t’i bindë aleatët se është e gatshme. Kjo varet nga tri gjëra: demokraci e besueshme, me zgjedhje të lira, të drejta dhe gjithëpërfshirëse; institucione funksionale, përfshirë një qeveri stabile të aftë për kompromis ndërpartiak; dhe një shtet multietnik që siguron trajtim të barabartë për të gjitha komunitetet”, tha Hargreaves për IndeksOnline.

- Reklamë -

Ai shtoi se në rrethanat aktuale ndërkombëtare, partnerët e Kosovës po kërkojnë shtete të afta për të marrë vendime dhe për të vepruar me efikasitet.

“Në një kohë të presioneve më të gjera globale, partnerët e Kosovës po kërkojnë aleatë të besueshëm dhe efektivë. Kosova mund të jetë një prej tyre, por duhet të tregojë se mund të marrë vendime dhe të ecë përpara”, deklaroi ambasadori britanik.

Hargreaves theksoi se Mbretëria e Bashkuar mbetet e përkushtuar ndaj sigurisë dhe sovranitetit të Kosovës, duke nënvizuar rëndësinë e forcimit të institucioneve dhe stabilitetit politik për të avancuar pozicionin ndërkombëtar të vendit teksa shtoj se ngërçi aktual rrezikon ta dobësojë besueshmërinë e Kosovës dhe t’u japë mundësi të tjerëve të minojnë stabilitetin dhe qëndrueshmërinë e saj.

“Kosova duhet të jetë krenare për historikun e saj demokratik. Edhe Mbretëria e Bashkuar është krenare që ka qenë përkrah Kosovës në këtë rrugëtim. Por ngërçi aktual rrezikon ta dobësojë besueshmërinë e Kosovës dhe t’u japë mundësi të tjerëve të minojnë stabilitetin dhe qëndrueshmërinë e saj”, ka thënë ambasadori britanik.

Gjithashtu lexoni:

Ambasada e Kosovës në Slloveni ka një njoftim për votuesit atje

Valon Ramadani paralajmëron padi për shpifje, akuzon “Infokusin” për sulm ndaj tij dhe familjes

KQZ del me njoftim, 3 dokumentet që lejojnë të votoni nesër!

Kurti para mijëra qytetarëve: Opozita e la Prizrenin pa çerdhe, Mytaher Haskuka (50) hapi të parën prej 1800 m²

Kurti: Këto zgjedhje do t’i japin pikën e jo presjen rrugëtimit të Kosovës

Kosova News 06/06/2026 06/06/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Siguri e shtuar në Aeroportin e Prishtinës një ditë para zgjedhjeve
18:29 -06/06/2026
Ambasada e Kosovës në Slloveni ka një njoftim për votuesit atje
18:26 -06/06/2026
Prizren: Kërkohet paraburgimi i të dyshuarit për fajde
16:44 -06/06/2026
Arrestohen tetë persona në Graçanicë, dyshohen për cenim të votës së lirë dhe ryshfet
16:02 -06/06/2026
Vdiq gruaja që ra nga një ndërtesë në Fushë-Kosovë
14:55 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?