Një shtetas i Serbisë është arrestuar në pikën kufitare në Jarinjë, pasi dyshohet se i ka ofruar ryshfet një zyrtari policor kufitar.
Rasti ka ndodhur, më 3 shtator, rreth orës 09:35, kur i dyshuari dyshohet se i ka ofruar 10 euro zyrtarit policor, me qëllim që t’i mundësohej vajzës së tij hyrja në territor.
“PKK Jarinjë 03.09.2026 – 09:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë, pasi që ai i ka ofruar 10 euro ryshfet zyrtarit policor kufitar në mënyrë qe t’i mundësohej vajzës se tij hyrja në Kosovë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.
.

