KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeprokurori Gashi: Pasuria e paligjshme duhet të konfiskohet dhe t’u kthehet shtetit e të dëmtuarve
Lajme

Kryeprokurori Gashi: Pasuria e paligjshme duhet të konfiskohet dhe t’u kthehet shtetit e të dëmtuarve

KosovaNewss
KosovaNewss 21:31 -03/09/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka kërkuar forcim të hetimeve financiare dhe konfiskim të pasurisë së përfituar përmes veprimtarive kriminale.

Gashi mori pjesë në takimin për shkëmbimin e përvojave mbi hetimet financiare, konfiskimin në rastet e korrupsionit dhe funksionet e Zyrës për Rikthimin e Aseteve, të organizuar nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, UNDP, UNODC dhe Instituti i Bazelit për Qeverisje.

Në fjalën e tij, ai tha se lufta kundër korrupsionit dhe krimeve të tjera komplekse nuk mund të kufizohet vetëm në ndjekjen penale, por duhet të shoqërohet me hetime financiare dhe gjurmimin e pasurisë që buron nga aktivitetet kriminale.

“Pasuria e përfituar në mënyrë të kundërligjshme duhet të gjurmohet, të sekuestrohet dhe të konfiskohet përfundimisht dhe të ardhurat e fituara në mënyrë të kundërligjshme t’i kthehen shtetit dhe të dëmtuarve që kanë pësuar nga veprimtaritë kriminale”, deklaroi Gashi.

Sipas tij, takimi shërben edhe për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe vendeve pjesëmarrëse, si dhe për shkëmbimin e ekspertizës dhe praktikave profesionale në fushën e hetimeve financiare, sekuestrimit, konfiskimit dhe rikthimit të aseteve.

Në aktivitet morën pjesë kryeprokurorë e prokurorë nga Kosova, përfaqësues të institucioneve ligjzbatuese, përfaqësues të SPAK-ut në Shqipëri, prokurorë nga Prokuroria Kantonale e Sarajevës, si dhe udhëheqës të Zyrave për Rikthimin e Aseteve nga Kosova, Shqipëria dhe Bosnje e Hercegovina

Gjithashtu lexoni:

Rama: Sonte në Taranto e marrim flamurin e Lojërave Mesdhetare për ta sjellë në Prishtinë

Robertson: Formojini institucionet, pranojeni cilido që të jetë verdikti i Gjykatës Speciale

Ambasadori i BE-së në Kosovë takon Prattipatin

I jepet lamtumira e fundit Laurent Krasniqit

Kurti falënderon Scharpingun për dokumentimin e krimeve nga regjimi i Millosheviqit

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?