Policia e Kosovës ka njoftuar se të enjten ka arrestuar të miturin që dyshohet se të martën, në fshatin Banullë të Lipjanit, ka goditur dy këmbësorë me veturë dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Policia e ka inicuar rastin si aksident trafiku me lëndime të rënda.
“Ka ndodhur një aksident trafiku ku një veturë e dyshuar ka goditur dy këmbësorë, ndërsa i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes. Me 03.09.2026 njësia e hetimeve ka arritur që ta identifikojë dhe të arrestojë personin e dyshuar të mitur mashkull Kosovar”, thuhet në raportin policor.
Me vendim të prokurorit, i mituri është dërguar në mbajtje për 24 orë.

