Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash, ka pritur në selinë e KFOR-it në kampin “Film City” në Prishtinë shefin e ri të EULEX-it, Antero Lopes.
Në këtë takim sipas një njoftimi nga KFOR-i është biseduar lidhur me situatën e sigurisë në Kosovë.
Ulutash ka shprehur vlerësimin për bashkëpunimin e vazhdueshëm mes KFOR-it dhe EULEX-it
Njoftimi i plotë:
Komandanti i misionit të Forcës së Kosovës (KFOR) të udhëhequr nga NATO, Gjeneral Major Özkan Ulutaş, i uroi mirëseardhjen z. Antero Lopes, i cili së fundmi mori detyrën e tij si Shef i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në selinë e KFOR-it në Kampin Film City në Prishtinë.
Takimi ofroi një mundësi për të diskutuar situatën e sigurisë në të gjithë Kosovën dhe për të forcuar koordinimin. Gjeneral Major Ulutaş shprehu vlerësimin e tij për bashkëpunimin e vazhdueshëm midis KFOR-it dhe EULEX-it.
KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes; në çdo kohë, në mënyrë të paanshme dhe në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.

