KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Të akuzuarit për rrëzimin e kulmit të Komunës e pranojnë fajësinë, do t’i paguajnë mbi 36 mijë euro
Lajme

Të akuzuarit për rrëzimin e kulmit të Komunës e pranojnë fajësinë, do t’i paguajnë mbi 36 mijë euro

Kosova News
Kosova News 16:43 -20/01/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj Y.J. dhe B.B. për rastin e rrëzimit të kulmit të Komunës së Prishtinës. 

Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se Prokurori i Shtetit dhe të pandehurit kanë arritur marrëveshje për pranimin e fajësisë si dhe me rastin e ngritjes së aktakuzës i është propozuar Gjykatës që të pandehurit të obligohen që të kompensojnë dëmin material në shumën prej 36,450.29 euro që i është shkaktuar buxhetit të Republikës së Kosovës si dhe të ngarkohen me shpenzimet e procedurës penale.

I akuzuari Y.J është menaxher i kontratës “Rikonstruimi i kulmit të objektit të Komunës së Re”.

“I pandehuri Y.J. akuzohet se në cilësinë e personit zyrtar, si menaxher i kontratës “Rikonstruimi i kulmit të objektit të Komunës së Re” në vlerë totale prej 386,096.20 euro, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar ka vepruar në atë mënyrë që me dashje direkte dhe me qëllim që në mënyrë të kundërligjshme të përfitoj dobi pasurore kompania, ka përpiluar raport dhe ka pranuar se kinse janë kryer punimet e kulmit të ndërtesës së Komunës së Re të Prishtinës edhe pse realisht aty nuk ishin bërë punimet sipas kontratës në pozicionet 2.2, 2.3, 5.1.5.13 dhe 5.14, duke ia mundësuar të kryhen pagesat në drejtim të kompanisë, në këtë mënyrë është dëmtuar buxheti i Republikës së Kosovës në shumën prej 36,450.29 euro, me çka ka kryer veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë që B.B. është i akuzuar në cilësinë e personit përgjegjës të kompanisë që ishte e ngarkuar me kryerjen e punimeve. 

“Ndërkaq i pandehuri B.B akuzohet se në cilësinë e personit përgjegjës të kompanisë, i cili ishte i ngarkuar në kryerjen e punimeve të mbikëqyrjes dhe kryerjes së punëve ndërtimore dhe përfundimit të punëve ndërtimore ‘Rikonstruimi i kulmit të objektit të Komunës së Re’, ka vepruar në kundërshtim me standardet profesionale përgjithësisht të pranuara dhe në kundërshtim me kushtet e parapara në kontratë, për sanimin e kulmit të ndërtesës ku gjatë ekzekutimit të kontratës ka kryer punë tjera, e jo ato sikur në pozicionet 2.2, 2.3, 5.1.5.13 dhe 5.14, të kontratës së lartcekur, ku ditën kritike për shkak të kushteve atmosferike nga ndikimi i erës një pjesë e kulmit të ndërtesës së Komunës së Re bie në tokë, në pjesën e rrugës, trotuarit dhe objektit përreth, duke lënduar rëndë të dëmtuarën E.U, në këtë mënyrë është dëmtuar buxheti i Republikës së Kosovës në shumën prej 36,450.29 euro dhe janë shkaktuar dëme materiale në pesë veturat e parkuara për rreth ndërtesës, me çka ka kryer veprën penale Punimet Ndërtimore të Kundërligjshme”, thuhet në njoftim.

Një 23-vjeçare ishte lënduar rëndë më 18 janar të vitit të kaluar trupore pasi ishte goditur nga pjesë të çatisë së rrëzuar të objektit të ri të Komunës së Prishtinës. Krahas lëndimit të 23-vjeçares, rrëzimi i kulmit kishte shkaktuar edhe dëme materiale. Ishin demoluar shumë nga automjetet e parkuara afër ndërtesës së re të komunës, e cila ndodhet në lagjen “Arbëria”.

Gjithashtu lexoni:

Policia konfirmon raportimin e KosovaNews: Telefonata për bombë në Kuvend, ka ardhur nga Serbia

Tragjedi në Istog: Mbytet një fëmijë në pishinë familjare në fshatin Zallç

Haradinaj: Nuk jemi konsultuar ende, por jemi për një zgjidhje – presim ofertë nga Kurti

Çitaku: Edhe më të rrezikshme se kërcënimi me bombë janë prirjet totalitare të LVV-së

EKSKLUZIVE – Alarmi për bombë në Kuvendin e Kosovës, ishte telefonatë nga SERBIA!

Kosova News 20/01/2025 20/01/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
clear sky
21° _ 21°
64%
2 km/h
Sun
34 °C
Mon
37 °C
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
19 °C

Lajmet e Fundit

Policia konfirmon raportimin e KosovaNews: Telefonata për bombë në Kuvend, ka ardhur nga Serbia
22:46 -05/07/2025
Kurti: Prishtina pret Kampionatin Evropian të Esports – 36 ekipe nga 25 shtete evropiane vijnë në Kosovë
22:34 -05/07/2025
2 gola, 2 kartonë të kuq, 2 lëndime – Drama i takon PSG-së, kualifikohet në gjysmëfinale, Bayern Munchen kthehet në Gjermani
22:25 -05/07/2025
Historike, parisienët notuan në lumin Sena për herë të parë në më shumë se 100 vjet
22:08 -05/07/2025
Trump: Nuk jam i sigurt nëse mund ta ndaloj luftën në Ukrainë
22:06 -05/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?