KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Studentët e huaj të interesuar për të mësuar gjuhën shqipe, këtë vit rritet numri i pjesëmarrësve në seminar
Kulturë

Studentët e huaj të interesuar për të mësuar gjuhën shqipe, këtë vit rritet numri i pjesëmarrësve në seminar

Kosova News
Kosova News 12:24 -20/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Në Prishtinë është duke u mbajtur edicioni i 40-të i Seminarit Ndërkombëtarë të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare. Si çdo vit, edhe kësaj radhe ky seminar ka për qëllim mbledhjen e studiuesve dhe studentëve nga e gjithë bota, për tu njohur nga afër me botën shqiptare.

Profesoresha e kurseve për gjuhë nga Shqipëria si dhe zëvendësdekanja e Fakultetit Filologjik dhe të Historisë, Elsa Skënderi tha për Telegrafin se numri i pjesëmarrësve këtë vit në seminar është rritur.

“Nëse i referohemi numrit të pjesëmarrësve sivjet jemi shumë të kënaqur që është rritur numri ndjeshëm. Kemi mbi 100 seminaristë të niveleve të ndryshme të cilët e mësojnë nga fillimi ose i çojnë në një nivel më tutje njohuritë për gjuhën shqipe. Mirëpo nuk duhet harruar që kurset nuk janë vetëm për të mësuar gjuhën shqipe, por diskutohen dhe trajtohen tema që lidhen me botën shqiptare, me letërsinë, kulturën, etj”, tha ajo.

Skënderi ndër të tjera tha për telegrafin se interesimi më i madh për të mësuar gjuhën shqipe, vjen nga pjesëmarrësit e vendeve evropiane.

“Interesimi më i madh i pjesëmarrësve për të mësuar gjuhën shqipe është nga vendet e rajonit. As këtë vit nuk ka aq pjesëmarrës nga vende të largëta që do të përbënte surprizë për ne. Pra, janë nga vendet evropiane ”, ka treguar ajo.

Ndërkaq, në grupin e profesoreshës Skenderi për mësimin e gjuhës shqipe ka edhe pjesëmarrës nga Serbia. Ajo thotë se të njëjtit kanë një nivel të avancuar të gjuhës shqipe.

“Sa u takon pjesëmarrësve nga Serbia, këtë vit ka një numër të konsiderueshëm. Në grupin tim në nivelin e avancuar janë pesë studentë serbë të cilët kanë një shqipe me të vërtetë shumë të mirë. Ajo që ndryshon këtë vit në seminar është atmosfera në qytet. Prishtina e donë me të vërtetë seminarin dhe e ruan me një fanatizëm nëse mund të themi”, ka përfunduar Skënderi.

Jakob Drogovski nga Polonia tha se është hera e parë që e viziton Prishtinën dhe ka përshtypje shumë të mira për njerëzit në Kosovë.

“Unë vij nga Polonia dhe kjo është vizita ime e parë në Kosovë. Njerëzit këtu janë shumë të sjellshëm dhe duken të lumtur. Përshtypjet e mija janë pozitive për shqiptarët dhe kosovarët, e po ashtu edhe për njerëzit në Ballkan në përgjithësi”, tha ai.

Jakobi gjatë këtyre ditëve në Kosovë kishte mësuar disa fjalë në gjuhën shqipe.

“Në gjuhën shqipe kam mësuar disa fjalë të reja kohët e fundit si, udhëkryq, barnatore…”, tha ai.

“Kompozimi si mënyrë e fjalëformimit në qasje kroslinguistike”, ishte ligjërata që u mbajt nga profesori universitar Rrahman Paçarizi. Mirëpo që e njëjta nuk filloi në kohën kur ishte e përcaktuar për shkak të reduktimeve të energjisë elektrike.Ndryshe, seminari ka filluar nga 15 gushti në ambientet e Fakultetit të Filologjisë në Universitetin e Prishtinës dhe do të mbahet deri më 26 gusht./

Gjithashtu lexoni:

Po avancojnë punimet për ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës në Kishnicë

I jepet lamtumira e fundit Koço Qendros, ikonës së teatrit shqiptar

Sunny Hill Festival 2026 zbulon programin e plotë: Prishtina bëhet gati për tri ditë muzikë botërore

Vdes aktori shqiptar, Koço Qendro

Kurti në Galerinë e Fakultetit të Arteve për ekspozitën “When Light Pauses”

Kosova News 20/08/2022 20/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Ballkani barazon në ndeshjen e parë me Connah’s Quay Nomads në Uellsi
22:55 -08/07/2026
ShBA-ja sulmon sërish Iranin
22:42 -08/07/2026
Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së
22:00 -08/07/2026
Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit
21:29 -08/07/2026
Rizvanolli dhe Karakaç diskutojnë për prioritetet e përbashkëta në sektorin e energjisë
21:22 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?