KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » I jepet lamtumira e fundit Koço Qendros, ikonës së teatrit shqiptar
Rajon

I jepet lamtumira e fundit Koço Qendros, ikonës së teatrit shqiptar

Kosova News
Kosova News 11:57 -05/07/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Me nderime dhe në një ceremoni private familjare në Korçë, iu dha lamtumira e fundit “Mjeshtrit të Madh”, aktorit Koço Qendro, i cili u nda nga jeta në moshën 99-vjeçare.

Një nga figurat themeluese të teatrit dhe estradës së Korçës, Koço Qendro la pas një trashëgimi të pasur artistike, duke u shndërruar në një prej aktorëve më të spikatur të karaktereve në skenën dhe kinemanë shqiptare.

Publiku do ta kujtojë përgjithmonë si Harpagonin e komedisë “Kopraci” të Molierit, një interpretim që u kthye në simbol të teatrit shqiptar dhe që e shoqëroi aktorin në periudha të ndryshme të jetës së tij artistike.

Gjatë karrierës, Koço Qendro bashkëpunoi me regjisorë të njohur si Sokrat Miho, Piro Mani dhe Dhimitër Orgocka, ndërsa interpretoi dhjetëra role në teatër, estradë dhe film.

Në ceremoninë e lamtumirës, kolegë dhe bashkëpunëtorë të tij vlerësuan jo vetëm artistin, por edhe njeriun. Drejtoresha e Teatrit të Korçës, Zamira Kita, e cilësoi Koço Qendron një mik të çmuar, një aktor brilant karakteresh dhe një këshilltar të vyer për brezat e rinj të artistëve.

Aktorët Andrea Pepi, Kiço Keri dhe Ligoraq Riza e përshkruan atë si një qytetar shembullor, një artist të rrallë dhe një prej themeluesve të teatrit profesionist në Korçë, i cili me talentin dhe përkushtimin e tij fitoi dashurinë e publikut në mbarë Shqipërinë.

Në kinematografi, Koço Qendro la gjurmë me interpretimet në filmat i teti në bronz, Përballimi, Agimet e stinës së madhe, Vendimi dhe shumë prodhime të tjera që mbeten pjesë e fondit të artë të kinemasë shqiptare.

Me ndarjen nga jeta të Koço Qendros, arti shqiptar humb një prej ikonave të tij, ndërsa publiku një aktor që për gati një shekull i dhuroi skenës karaktere të paharrueshëm.

Gjithashtu lexoni:

Për 250-vjetorin e pavarësisë së SHBA-së, Biblioteka Kombëtare u ndriçua me ngjyrat e flamurit amerikan

Protestat në Tiranë / Prokuroria kërkon “arrest me burg” për 3 të arrestuarit para Parlamentit

Shqipëri – Shpërthejnë bombolat e gazit në Maliq, përfshihet nga flakët një banesë

Ambasada italiane në Prishtinë: Kartat e identitetit në letër nuk do të vlejnë pas 3 gushtit 2026

Shqipëri – Guri i shkëputur nga mali bie mbi veturë, vdes 42-vjeçari

Kosova News 05/07/2026 05/07/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
13° _ 13°
72%
1 km/h
Sun
29 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
32 °C
Thu
27 °C

Lajmet e Fundit

Për 250-vjetorin e pavarësisë së SHBA-së, Biblioteka Kombëtare u ndriçua me ngjyrat e flamurit amerikan
13:52 -05/07/2026
Segmentit rrugor Junik-Morinë-Gjocaj rrezikon të bllokohet plotësisht
13:47 -05/07/2026
Protestat në Tiranë / Prokuroria kërkon “arrest me burg” për 3 të arrestuarit para Parlamentit
13:39 -05/07/2026
Franca kualifikohet në çerekfinalen e Kupës së Botës kundër Marokut
13:34 -05/07/2026
​U rrezikua uji i pijshëm për 200 mijë banorë/ Personi që hodhi qumësht në Bistricë përballet me padi
13:25 -05/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?