KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Statovci: Kosova në mungesë së strategjisë energjetike, ka mbetur e varur nga kapacitetet e vjetra dhe kostove të larta të mirëmbajtjes
Politikë

Statovci: Kosova në mungesë së strategjisë energjetike, ka mbetur e varur nga kapacitetet e vjetra dhe kostove të larta të mirëmbajtjes

Kosova News
Kosova News 16:01 -22/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputetja e Listës Guxo, Jeta Statovci, në seancën e jashtëzakonshme, ku u shqyrtua Strategjia e Energjisë së Republikës së Kosovës për periudhën 2022-2031, ka thënë se Kosova ka filluar përgatitjet për të zgjidhur problemin me energjinë nga viti 2004.

Sipas saj, që nga atëherë, nismat dhe projeksionet ishin zhvilluar pa një kuadër strategjik që do të definonte përmasën.

“Energjia është një nga çështjet ku ekspertët dhe vrojtuesit e zhvillimit ekonomik pajtohen në masë të madhe se ky sektor ka peshë kyçe në rritjes ekonomike të një vendi. Ky rol primar i energjisë, edhe në Kosovë, për vite me radhë, ndoshta 3 a 4 vite pas luftës, ishte përcaktuar si prioritet që e ndikon në mënyrë direkte zhvillimin ekonomik të Republikës së Kosovës dhe e bënë atë fuqi energjetike”, tha Statovci.

“Roli i energjisë përveçse në zhvillimin ekonomik është konsideruar më herët dhe është vërtetuar muajve të fundit se ka një peshë kritike edhe të aspektit të sigurisë nacionale kur merret në vlerësim ndikimi i luftës në Ukrainë në këtë sektor. Në të gjithë jemi dëshmitar të këtyre ditëve ku energjia sot përdoret dhe si instrument lufte e instrument shantazhi ndaj faktorit ndërkombëtar”, tha tutje ajo.

“Republika e Kosovës, ka filluar përgatitjet për zgjidhur problemin me energjinë diku nga viti 2004. Që atëherë, nismat dhe projeksionet ishin zhvilluar pa një kuadër strategjik që do të definonte përmasën, formën e zgjerimit të kapaciteteve, vlerësimin e ndikimeve, zgjidhjet alternative etj. Si rrjedhojë, kemi stagnim nga viti 2004 të projeksioneve për shtimin e kapaciteteve gjeneruese me c’rast Kosova ka mbetur e varur nga kapacitetet gjithnjë e më të vjetra, kostove të larta të mirëmbajtjes dhe importit tejet të lartë e të pasigurt”, u shpreh Statovci.

Sipas Statovcit, kjo draft Strategji është testuar me rreth 5 skenarë të vlerësuar deri ne detaje, dhe të modeluara sipas standardeve ndërkombëtare.

“Sikurse u tha sektori i energjisë paraqet një nga sektorët me delikat dhe sfidues të ekonomisë. Sistemi aktual i energjisë elektrike në vend është i vjetruar, i papërshtatshëm dhe i pasigurt – duke i krijuar kosto të mëdha rritjes ekonomike dhe zhvillimit të vendit; e kjo pastaj duke shkaktuar dhe humbje oportune nga pasiguria ne investime në një kohe kur gjithçka po ecën drejt një vartësie edhe me te madhe nga energjia elektrike”, tha ajo.

Ajo ka përmendur edhe pasojat e situatës aktuale në këtë sektor, teksa thotë se do të kishte mungesë të qartësisë në raport me sektorin energjetik, duke e lënë Kosovën pa asnjë kapacitet shtesë në prodhimin e energjisë.

“Mungesa e qartësisë ne raport me sektorin, e lë Kosovën pa asnjë kapacitet shtese në prodhim të energjisë. Me termocentrale te vjetërsuara, që nuk garantojnë siguri në furnizim, e me një kapacitet shumë të limituar të operimit, prezence minimale e burimeve te ripertritshme të energjisë në sasinë totale të konsumit të energjisë elektrike”, tha Statovci.

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Kemi dy javë deri te konstituimi i Kuvendit, interesi shtetëror duhet të vihet në rend të parë

Kurti: Kthimi i ish-prokurorëve dhe ish-gjyqtarëve serbë duhet të bëhet vetëm sipas Kushtetutës dhe ligjit

Çështja e presidentit, Haxhiu: Duket që nuk jemi shumë afër, uroj të intensifikohen takimet

Haxhiu u përgjigjet ndërkombëtarëve: Kush do të lejonte gjyqtarë të dirigjuar nga një shtet tjetër?

6 gusht seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës

Kosova News 22/12/2022 22/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Kurti: Kemi dy javë deri te konstituimi i Kuvendit, interesi shtetëror duhet të vihet në rend të parë
15:40 -24/07/2026
Kurti: Kthimi i ish-prokurorëve dhe ish-gjyqtarëve serbë duhet të bëhet vetëm sipas Kushtetutës dhe ligjit
15:37 -24/07/2026
ATK inspekton 29 biznese në rajonin e Mitrovicës, në 27 prej tyre evidenton parregullsi
15:04 -24/07/2026
Nis rehabilitimi i zonave të degraduara në pellgun e Drinit të Bardhë
14:51 -24/07/2026
Tri kazerma të FSK-së do të ndërtohen me investime milionëshe
13:52 -24/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?