KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Kthimi i ish-prokurorëve dhe ish-gjyqtarëve serbë duhet të bëhet vetëm sipas Kushtetutës dhe ligjit
Politikë

Kurti: Kthimi i ish-prokurorëve dhe ish-gjyqtarëve serbë duhet të bëhet vetëm sipas Kushtetutës dhe ligjit

Kosova News
Kosova News 15:37 -24/07/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se kthimi i ish-prokurorëve dhe ish-gjyqtarëve serbë, të cilët dhanë dorëheqje nga institucionet e Kosovës në fund të vitit 2022, nuk mund të bëhet jashtë kornizës kushtetuese dhe ligjore.


Në mbledhjen e Qeverisë, Kurti tha se braktisja e institucioneve nga pjesëtarët e komunitetit serb ishte një veprim i organizuar politikisht dhe një akt sabotues ndaj shtetit.

“Braktisja e organizuar dhe politikisht e motivuar e institucioneve të Republikës së Kosovës nga pjesëtarë të komunitetit serb në fund të vitit 2022 ishte pikënisje e një serie veprimesh sabotuese ndaj shtetit. Qysh atëherë, e kemi thënë dhe u kemi bërë thirrje të gjithë serbëve në institucione: ‘Mos i braktisni ato, mos jepni dorëheqje, mos shkoni!’. Por nuk u kemi thënë, e as nuk kemi të drejtë t’u themi: ‘Kthehuni!’. Kishim të drejtë politike t’u themi mos shkoni, por nuk kemi të drejtë kushtetuese e ligjore t’u themi kthehuni. Largimi i tyre ka qenë akt politik, individual, ndonëse i organizuar, por kthimi është çështje ligjore dhe kushtetuese”, tha Kurti.

Ai theksoi se rikthimi në institucione nuk mund të mbivendoset mbi Kushtetutën dhe ligjin, duke shtuar se institucionet kompetente tashmë kanë trajtuar dorëheqjet e tyre.

“Nuk mund të ketë kthim që i mbivendoset kushtetutshmërisë e ligjit, veçmas kur braktisja ishte një akt sabotimi i ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë. Në këtë linjë, gjithnjë sipas kushtetutshmërisë e ligjshmërisë, këto dorëheqje i ka trajtuar kohë më parë Policia e Kosovës, dhe ditë më parë edhe Këshilli Prokurorial. Ndërkaq sot, teksa prisnim që edhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës të vepronte njësoj, kuptuam që mbledhja dështoi në mungesë kuorumi. Presim që në mbledhjen e radhës të marrë epilog të tillë edhe kjo çështje”, deklaroi Kurti

Kurti: Kemi dy javë deri te konstituimi i Kuvendit, interesi shtetëror duhet të vihet në rend të parë

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Kemi dy javë deri te konstituimi i Kuvendit, interesi shtetëror duhet të vihet në rend të parë

Çështja e presidentit, Haxhiu: Duket që nuk jemi shumë afër, uroj të intensifikohen takimet

Haxhiu u përgjigjet ndërkombëtarëve: Kush do të lejonte gjyqtarë të dirigjuar nga një shtet tjetër?

6 gusht seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës

Kurti flet për marrëdhëniet me SHBA-në, thotë se ato janë të veçanta që nga shekulli XIX

Kosova News 24/07/2026 24/07/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Qeveria miraton dhënien me qira të një pjese të pronës publike në Reçak për shfrytëzimin e gurit gëlqeror
15:59 -24/07/2026
Miratohet projekt-rregullorja për rekrutimin e zjarrfikësve
15:57 -24/07/2026
Miratohet nisma për marrëveshjen e grantit prej 17.2 milionë eurosh për zgjerimin e ngrohjes qendrore në Prishtinë
15:54 -24/07/2026
Kurti: Kemi dy javë deri te konstituimi i Kuvendit, interesi shtetëror duhet të vihet në rend të parë
15:40 -24/07/2026
ATK inspekton 29 biznese në rajonin e Mitrovicës, në 27 prej tyre evidenton parregullsi
15:04 -24/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?