KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Çështja e presidentit, Haxhiu: Duket që nuk jemi shumë afër, uroj të intensifikohen takimet
Politikë

Çështja e presidentit, Haxhiu: Duket që nuk jemi shumë afër, uroj të intensifikohen takimet

Kosova News
Kosova News 12:50 -24/07/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se ende nuk ka një afrim të dukshëm ndërmjet partive politike për arritjen e një marrëveshjeje rreth zgjedhjes së presidentit të vendit.

Në një konferencë për media, Haxhiu tha se nuk ka qenë nën presion nga partitë politike për ta thirrur sa më shpejt seancën konstituive të Kuvendit, duke shtuar se vonesa ishte e qëllimshme për t’u dhënë kohë subjekteve politike të arrijnë një dakordim, duke pasur parasysh edhe afatet kushtetuese.

“Sa i përket çështjes së akuzave nga partitë politike, unë dua ta them hapur: nuk e kam ndier veten nën presionin e partive politike që të thërras seancën konstituive. Nuk po flas për individë; deri tani, dy deputetë nga Aleanca e kanë përmendur këtë çështje, por nuk kam pasur kërkesa nga partitë politike që unë të veproj sa më shpejt. Arsyeja pse nuk kam vepruar e përmenda në fillim të fjalës sime: ishte pikërisht për t’u dhënë kohën në dispozicion për të arritur deri tek një marrëveshje, për shkak të afateve kushtetuese. Por, spekulimeve që po planifikojnë një raund tjetër zgjedhor, unë do t’u përgjigjesha me ftesën e tyre për takime serioze dhe për diskutime se si ta tejkalojmë situatën aktuale. Është e vërtetë që partia fituese, Vetëvendosje, i ka numrat edhe për konstituimin e Kuvendit, edhe për qeverinë. Por, mos i harroni akuzat që na bënin partitë politike në të kaluarën: ‘Pse u ngutët me konstituim? Pse u ngutët me qeveri?’. Pra, pikërisht kjo ka qenë arsyeja që kam konsideruar që, nëse ngutem, ata thonë ‘pse u ngute’; nëse s’ngutem, ‘pse s’ngute’. Nuk u bie tamam asnjëherë.
Megjithatë, unë konsideroj që kam vepruar drejt dhe qëllimi im ka qenë më i miri: pra, që të jepet hapësira e nevojshme në dispozicion dhe që të mbërrihet një marrëveshje. Duket që nuk jemi shumë afër, por uroj që të intensifikohen takimet”, tha Haxhiu.

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu u përgjigjet ndërkombëtarëve: Kush do të lejonte gjyqtarë të dirigjuar nga një shtet tjetër?

6 gusht seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës

Kurti flet për marrëdhëniet me SHBA-në, thotë se ato janë të veçanta që nga shekulli XIX

Hamza: Nuk e di a do të kthehen Thaçi dhe Veseli në politikë pas përfundimit të procesit në Hagë

​Haxhiu: Të premten do të caktoj datën e seancës konstituive

Kosova News 24/07/2026 24/07/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Tri kazerma të FSK-së do të ndërtohen me investime milionëshe
13:52 -24/07/2026
Shpend Ahmeti dënohet me dy vjet burgim dhe 5 mije euro gjobë
13:35 -24/07/2026
Kurti: Paga minimale 500 euro dhe më shumë mbrojtje për të drejtat e punëtorëve
13:05 -24/07/2026
Aksident i rëndë në Carralevë, përfshihen tre kamionë dhe një veturë
12:26 -24/07/2026
Inspektim në disa autoparkime në rajonin e Pejës, evidentohen shkelje të ndryshme
12:18 -24/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?