KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sot protestë kundër rritjes së çmimit të çimentos
Ekonomi

Sot protestë kundër rritjes së çmimit të çimentos

Kosova News
Kosova News 10:02 -08/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Sot kur hyn në fuqi ngritja e sërishme e çmimit të çimentos, përfaqësues të bizneseve të sektorit të prodhuesve të betonit që po përballen me këto rritje do të protestojnë para kompanisë Sharr-Cem.

Protesta do të fillojë në ora 10:00, ku bizneset në fjalë do të kundërshtojnë ngritjen e çmimit të çimentos, ndërsa ishte paralajmëruar të shtunën, pas një takimi urgjent në kuadër të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë.

Përball kësaj situate, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ka kërkuar që të ndërmerren masa të menjëhershme nga ana e institucioneve të vendit, përkatësisht nga ana e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë e Tregtisë, ndërsa bizneset që preken nga këto çmime kanë paralajmëruar edhe hapa të tjerë në rast të mos reflektimit nga kompania e çimentos, Sharr-Cem.

“Ngritja e serishme të çmimit të çimentos për +17.81€/T (duke përfshirë TVSH-në) që do të hyjë në fuqi nga data 08.08.2022, është ngritja e tretë e çmimit të çimentos në vitin 2022… Ngritja e shpeshtë e çmimit, pa paralajmërim paraprak dhe në afat shumë të shkurtër, e mungesa e arsyetimit përmbajtjesor për këto ngritje, po shkakton shumë sfida në operimin e bizneseve të sektorit të prodhuesve të betonit dhe përmbushjen e kontratave që këta të fundit kanë me klientët e bashkëpunëtorët. Si arsyetim për këto ngritje, nga ana e Sharr-Cem konsiderohet të jetë rritja e çmimit të energjisë, e cila nga ana e prodhuesve të betonit gjithashtu konsiderohet si argument i pamjaftueshëm dhe i papranueshëm”, thuhet në komunikatën e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë.

Gjithashtu lexoni:

ZRRE mbaron vendimin për tregun e lirë energjetik, bizneset e kundërshtojnë

Mijëra qytetarë të Kosovës jetojnë në banesa pa pranim teknik

KEK reagon ndaj dezinformatave: Projekti A3 nuk është anuluar, por pezulluar përkohësisht

Murati: Opozita po pengon rritjen e kapaciteteve në KEK

Ndërtimi i urave mbi Ibër me kontratë të negociuar

Kosova News 08/08/2022 08/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
22°C
Pristina
few clouds
23° _ 21°
54%
2 km/h
Mon
36 °C
Tue
34 °C
Wed
26 °C
Thu
20 °C
Fri
22 °C

Lajmet e Fundit

Komuna e Pejës: Nuk mund të lëshojmë dokumente, problem në rrjetin e MPB-së
12:43 -07/07/2025
Peci vlerëson Berishën: Si ai duhet të sillen shumica e deputetëve
12:14 -07/07/2025
Haxhiu: Nuk ka pasur ndryshim të rendit të ditës, opozita po bllokon pa arsye
11:56 -07/07/2025
IKD: Moskonstituimi i Kuvendit rrezikon bllokimin e institucioneve të pavarura
11:46 -07/07/2025
Kuvendi nuk konstituohet as në tentimin e 43-të
11:31 -07/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?