KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Murati: Opozita po pengon rritjen e kapaciteteve në KEK
Ekonomi

Murati: Opozita po pengon rritjen e kapaciteteve në KEK

Kosova News
Kosova News 13:59 -04/07/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka reaguar ashpër ndaj pezullimit të tenderit për rehabilitimin e bllokut A3 të termocentralit “Kosova A”, duke akuzuar opozitën e deritashme për pengim të qëllimshëm të projekteve që rrisin sigurinë dhe kapacitetet energjetike të vendit.

Sipas Muratit, tenderi për rehabilitim është sulmuar që nga fillimi nga deputetja opozitare Hykmete Bajrami, ndërsa sot është pezulluar nga OSHP-ja me arsyetimin se përmban kritere diskriminuese për kompanitë vendore.

“Po cilat kompani lokale kanë kapacitet për rindërtim të termocentraleve?”, ka pyetur Murati, duke nënvizuar se një vendim i tillë do të sjellë vonesa të reja në procesin e rehabilitimit të bllokut A3.

Murati ka përmendur disa raste të tjera kur, sipas tij, opozita ka bllokuar apo penguar projekte të rëndësishme për sektorin energjetik, përfshirë kontratën me kompaninë General Electric për ndërrimin e turbinave në TC “Kosova B”, marrëveshjen me Bankën Evropiane të Investimeve për ndërtimin e kapaciteteve solare 100 MW në KEK, si dhe projektin me Bilfinger për rehabilitimin e të gjitha blloqeve në TC “Kosova A”,  një projekt që, sipas Muratit, ishte penguar pikërisht në kohën kur Bajrami ishte ministre.

“Sa herë që KEK tenton të rrisë kapacitetet furnizuese, i shihni si bëjnë çmos që ta pengojnë e vonojnë, këta që vazhdimisht pretendojnë se ua qajnë hallin qytetarëve”, ka theksuar Murati.

Ai ka ftuar qytetarët që, sipas tij, “ta vlerësojnë vetë se kush po i shërben interesit publik dhe kush po i shërben mafisë energjetike”.

Gjithashtu lexoni:

DnV: 1.6% e vendvotimeve në Kosovë u hapën me vonesë

Rama reagon ndaj mediave ndërkombëtare për protestën në Zvërnec: “Histeri digjitale”

Vdiq gruaja që ra nga një ndërtesë në Fushë-Kosovë

Publikohen çmimet e derivateve për sot

MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e konsullore

Kosova News 04/07/2025 04/07/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Kurti bën thirrje për mbrojtje të votës
19:43 -07/06/2026
Dalin rezultatet e para
19:39 -07/06/2026
Ndalohet shoferi i një autobusi që po vinte nga Serbia, i gjenden 5 fletëvotime që dyshohen të falsikuara
19:31 -07/06/2026
Në këtë link mund t’i përcillni rezultatet preliminare të zgjedhjeve
19:23 -07/06/2026
Mbyllen qendrat e votimit në të gjithë vendin, nis numërimi i votave
19:20 -07/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?