KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sot nis Euro 2024, festivali i futbollit në Gjermani garanton spektakël
Sport

Sot nis Euro 2024, festivali i futbollit në Gjermani garanton spektakël

Kosova News
Kosova News 08:45 -14/06/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Sot (e premte) do të nisë Kampionati Evropian 2024, ku nikoqirët e Gjermanisë do të luajnë ndeshjen hapëse ndaj Skocisë, e vlefshme për Grupin A.

Kampionati i 17-të Evropian i futbollit, i cili do të zgjasë deri më 14 korrik, do të nisë sonte me ceremoninë e hapjes dhe ndeshjen mes Gjermanisë dhe Skocisë në stadiumin Allianz Arena të Mynihut nga ora 21:00.

Në turne do të marrin pjesë 24 skuadra dhe Gjeorgjia është e vetmja kombëtare që do të debutojë për herë të parë në një Kampionat Evropian mes përzgjedhjeve më të mira evropiane.

Kampionati Evropian i futbollit do të mbahet në dhjetë qytete dhe dhjetë stadiume në Gjermani. Ndeshja e parë mes Gjermanisë dhe Skocisë do të luhet më 14 qershor në Mynih, ndërsa finalja do të luhet më 14 korrik në stadiumin Olimpik të Berlinit.

Gjithsej 51 ndeshje do të luhen në dhjetë lokacione, nëntë prej të cilave ishin tashmë në funksion në Kupën e Botës 2006. Në total priten 2.7 milionë shikues në ndeshje.

Pritet gjithashtu që zonat e tifozëve të tërheqin rreth 12 milionë vizitorë dhe fondi i çmimeve për Kampionatin Evropian të Futbollit 2024 në Gjermani mbeti i njëjtë me atë të fundit – 331 milionë euro.

Kombëtarja Shqiptare do ta nis kampanjën nesër (e shtunë) me ndeshjen ndaj Italisë, e cila pritet të zhvillohet në Signal Iduna Park të Dortmundit me fillim nga ora 21:00.

Formati i Euro 2024

Njëzet e katër skuadra janë të ndara në gjashtë grupe dhe do të luajnë gjithsej 51 ndeshje në turne. Fituesit dhe vendet e dyta nga secili grup do të kalojnë në fazën eliminatore, si dhe katër skuadrat më të mira të vendeve të treta.

Faza e 1/8-tës e Kampionatit Evropian do të luhet nga 29 qershor deri më 2 korrik, ndeshjet çerekfinale më 5 dhe 6 korrik, gjysmëfinalet më 9 dhe 10 korrik dhe finalja do të luhet më 14 korrik.

Për Kampionatin Evropian në Gjermani janë regjistruar 622 lojtarë dhe më së shumti përfaqësues do të kenë kampionët e Anglisë dhe Italisë, Manchester City dhe Interi, me nga 13 lojtarë.

Çdo kombëtare do të fitojë 9.25 milionë euro vetëm pas kualifikimit në Euro 2024 dhe shuma maksimale që mund të fitojë kampioni i Evropës nëse fiton të gjitha fitoret në grup është 28 milionë euro.

Sipas mendimeve të ekspertëve dhe analistëve të futbollit, Franca dhe Anglia llogariten si favoritët kryesor, pasi ekipet e tyre kombëtare kanë vlerë prej 1.23 miliardë eurosh, respektivisht 1.52 miliardë euro.

Pas tyre vijnë kombëtare si Portugalia me vlerë 1.05 miliardë euro, Spanja (965 milionë euro) dhe vendin e pestë e mbajnë gjermanët (851).

Italia shihet si më pak favorit sesa këto pesë kombëtare, por vjen si kampion në fuqi i Evropës dhe do të tentojë të thotë fjalën e vetë, ashtu sikurse Spanja që ka një ekip teknikisht superior dhe me shumë talente.

Surpriza të mundshme mund të jenë kombëtaret e Holandës dhe Belgjikës.

Ndryshe, Spanja dhe Gjermania janë rekordmenët me nga tre tituj evropianë, ndërsa Franca është dy herë kampione e Evropës së bashku me Italinë.

Trofeu evropian u fitua edhe nga BRSS (1960), Çekosllovakia (1976), Holanda (1988), Danimarka (1992), Greqia (2004) dhe Portugalia (2016). 

Gjithashtu lexoni:

Deschamps ua uron më të mirën Francës dhe pasardhësit të tij

Sonte zhvillohet finalja e madhe e Kupës së Botës ndërmjet Spanjës dhe Argjentinës

Iniesta: Është e pamundur ta ndalosh Messin në finale

Messi kujton foton ikonike me Yamalin: Është e pabesueshme

Sonte Francë-Angli, sfida për vendin e tretë

Kosova News 14/06/2024 14/06/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Konjufca uron Milibandin për postin e sekretarit të Jashtëm britanik
23:05 -20/07/2026
Kurti: Gazetari Behlul Jashari i shërbeu së vërtetës
22:43 -20/07/2026
Dëmët në bujqësi nga breshëri, ministri Muja nesër e viziton Istogun
22:40 -20/07/2026
Komunat e Kosovës, në qendër të tranzicionit energjetik dhe klimatik
20:59 -20/07/2026
Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në 13 vendpunishte në Prishtinë dhe Fushë-Kosovë
19:35 -20/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?