KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Komunat e Kosovës, në qendër të tranzicionit energjetik dhe klimatik
Lajme

Komunat e Kosovës, në qendër të tranzicionit energjetik dhe klimatik

Kosova News
Kosova News 20:59 -20/07/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Asociacioni i Komunave të Kosovës, në bashkëpunim me GIZ, organizoi takimin e Kolegjiumit për Energji, me pjesëmarrjen e Menaxherëve dhe Zyrtarëve Komunalë për Energji e ku mori pjesë edhe përfaqësuesi i Ministrisë së Ekonomisë z.Bujar Sekiraça, Drejtoresha e Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë Njomza Hoxha dhe përfaqësueset e GIZ, Meral Hallaqi-Radoniqi dhe Fllanza Ahmetaj.

Arsim Osmani nga Asociacioni i Komunave të Kosovës prezantoi projektin  “Mbështetja e komunave të Kosovës në përafrimin me agjendën kombëtare dhe objektivat për një sektor të energjisë të dekarbonizuar”.

Projekti i AKK-së i financuar nga Qeveria Gjermane dhe Qeveria Daneze përmes GIZ, mbështet komunat në ngritjen e kapaciteteve për planifikimin dhe zbatimin e masave në fushën e energjisë dhe klimës, me synim përafrimin e veprimeve lokale me objektivat kombëtare për tranzicion dhe dekarbonizim të sektorit të energjisë.

Ky projekt synon të përmirësojë kapacitetet institucionale dhe profesionale të komunave për planifikim në sektorët e energjisë dhe klimës, zhvillimin e projekteve investive dhe zbatimin e politikave në fushën e efiçiencës së energjisë, burimeve të ripërtëritshme të energjisë dhe përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike. Kjo mbështetje do të shoqërohet me aktivitete që forcojnë bashkëpunimin ndërkomunal dhe dialogun ndërinstitucional shtetëror.

Një nga aktivitetet kryesore të projektit gjatë këtij viti do të jetë rishikimi dhe harmonizimi i Planeve Komunale të Veprimit për Energji dhe Klimë (PKVEK) për komunat pilote.

Këto plane do të përfshijnë analizën e bilancit të energjisë, inventarin e emetimeve të gazrave serrë, vlerësimin e rreziqeve klimatike, adresimin e varfërisë energjetike dhe gjithëpërfshirjes sociale, identifikimin e masave prioritare dhe planet e veprimit me kosto dhe burime të mundshme financimi.

Në bashkëpunim me ministritë përgjegjëse, projekti do të mbështesë gjithashtu zhvillimin e Modelit dhe Udhëzuesit për PKVEK, të cilat do të shërbejnë si dokumente standarde për të gjitha komunat e Kosovës.

Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet ngritjes së kapaciteteve të zyrtarëve komunalë në planifikimin e energjisë dhe klimës, menaxhimin financiar, përgatitjen e projekteve, analizën e kostove dhe përfitimeve, monitorimin e konsumit dhe aplikimin në fondet e gjelbra.

Përmes trajnimeve, punëtorive dhe shkëmbimit të praktikave, projekti synon që komunat gradualisht të krijojnë kapacitete të qëndrueshme për menaxhimin e pavarur të projekteve energjetike.

Kolegjiumi për Energji do të ketë rol të rëndësishëm si platformë për koordinim ndërkomunal, identifikimin e sfidave të përbashkëta, shkëmbimin e përvojave dhe ndërtimin e qëndrimeve të harmonizuara të komunave.

Në kuadër të projektit do të mbështetet edhe zhvillimi dhe aprovimi i një Modeli dhe Udhëzuesi standard për Planet Komunale për Energji dhe Klimë, i zbatueshëm nga të gjitha komunat e Kosovës.

Gjatë takimit u diskutuan edhe kriteret për aplikim në Programin pilot të Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë dhe GIZ për ndërtesat shumëbanesore në bashkëpronësi.

Kolegjiumi rekomandoi që kriteret të ruajnë standardet teknike dhe ligjore, por të përshtaten me gjendjen reale të komunave dhe ndërtesave, në mënyrë që pengesat administrative të mos pamundësojnë investimet e nevojshme

Gjithashtu lexoni:

Fluks normal në pikat kufitare, pritjet më të gjata në Vërmicë

Kurti: Gazetari Behlul Jashari i shërbeu së vërtetës

Dëmët në bujqësi nga breshëri, ministri Muja nesër e viziton Istogun

Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në 13 vendpunishte në Prishtinë dhe Fushë-Kosovë

Nënshkruhet marrëveshja për fuqizimin ekonomik të grave

Kosova News 20/07/2026 20/07/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Fluks normal në pikat kufitare, pritjet më të gjata në Vërmicë
08:50 -21/07/2026
Mbahet seanca fillestare ndaj Endrit Llapashticës dhe Dardan Marevcit
08:47 -21/07/2026
Konjufca uron Milibandin për postin e sekretarit të Jashtëm britanik
23:05 -20/07/2026
Kurti: Gazetari Behlul Jashari i shërbeu së vërtetës
22:43 -20/07/2026
Dëmët në bujqësi nga breshëri, ministri Muja nesër e viziton Istogun
22:40 -20/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?