KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sot dita kur Sali Berisha duhet të paraqitet në gjyq, akuzohet për korrupsion – përftitoi miliona dhëndrri i tij
Rajon

Sot dita kur Sali Berisha duhet të paraqitet në gjyq, akuzohet për korrupsion – përftitoi miliona dhëndrri i tij

Kosova News
Kosova News 09:47 -24/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata e Posaçme në Tiranë e ka caktuar ditën e sotme kur Sali Berisha duhet të paraqitet në gjyq për t’u marrë në pyetje lidhur me akuzën për korrupsion pasiv në rastin e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

“Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në datën 24.10.2023, ditë e Martë, ora 14:00, ka caktuar seancën gjyqësore të marrjes në pyetje të personit nën hetim Sali Berisha, bazuar nenit 248 pika 1 të K.Pr.Penale”, thuhet në njoftim.

Në seancën e verifikimit të masës së sigurisë, personi në hetim, në rastin konkret Sali Berisha, do duhet të jetë në seancë.

Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse ish-kryeministri do të paraqitet në gjyq apo do të vijojë që të mos e marrë për bazë këtë njoftim, me argumentin se masa e sigurisë e caktuar ndaj tij është anti-Kushtetuese.  

Ndërkohë dje , oficerë të Krimit Ekonomik kanë shkuar në shtëpinë e Sali Berishës, në rrugën “Mustafa Matohiti” në Tiranë për t’iu komunikuar masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje”, mirëpo as kësaj herë nuk kanë mundur që ta takojnë. Njëjtë, ndodhi edhe në selinë blu ditën e shtunë.

Aktualisht Berisha është nën masën detyrim paraqitje dhe nuk mund të largohet nga vendi në lidhje me dosjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

Sipas SPAK, ish-kryeministri me veprime konkrete ka ndikuar në miratimin e ligjeve apo akteve nënligjore të cilat u përshtatën me kërkesat e 5 pronarëve, mes të cilëve përfitues ishte dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.

Ndërkohë, Malltezi dyshohet se ka konsumuar veprën penale të “Korrupsioni pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim me Berishën, pasi në marrëveshje me këtë të fundit, duke shfrytëzuar pushtetin e ish-kryeministrit, ka arritur të marrë përfitimet e parregullta.

Sekuestrohet vila e ish-kryeministrit Sali Berisha në Gjirin e Lalzit

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu: Nexhmije Pagarusha, zëri i artë që frymëzoi breza të tërë

Basha inspekton punimet në rrugën Kijevë–Zahaq: Brenda shtatë ditësh pritet të hiqet pengesa tek ura e Dollcit

Rama, Serbisë: Nuk ekziston më diçka që quhet Kosova dhe Metohia, ekziston Republika e Kosovës

Maqedonci dhe Hargreaves diskutojnë për forcimin e partneritetit në mbrojtje

Shqipëria nis mbylljen e kapitujve të negociatave të anëtarësimit në BE

Kosova News 24/10/2023 24/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
89%
1 km/h
Thu
30 °C
Fri
33 °C
Sat
38 °C
Sun
34 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Argjentina e mposht Anglinë dhe siguron finalen e Botëorit
23:14 -15/07/2026
Kearns: Deklaratat e Paunoviqit, njollë për Qeverinë e Serbisë
21:27 -15/07/2026
Rashiqi dënon deklaratat e Paunoviqit: Gjuha e urrejtjes vazhdon në Beograd
20:48 -15/07/2026
Angli – Argjentinë, formacionet zyrtare
20:24 -15/07/2026
Abdixhiku: I kam pezulluar angazhimet për formimin e institucioneve, to të nisin përgatitjet për Kuvendin e LDK-së
20:15 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?