KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Argjentina e mposht Anglinë dhe siguron finalen e Botëorit
Sport

Argjentina e mposht Anglinë dhe siguron finalen e Botëorit

Kosova News
Kosova News 23:14 -15/07/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Argjentina ka siguruar një vend në finalen e Kupës së Botës, pasi mposhti Anglinë me rezultat 2-1 pas një përmbysjeje dramatike në gjysmëfinalen e zhvilluar në Atlanta.

Kampionët në fuqi do të përballen me Spanjën në finalen e madhe, pasi “Furia e Kuqe” eliminoi Francën me rezultat 2-0.

Pjesa e parë ishte e luftuar, me të dyja skuadrat që krijuan raste, por pa arritur të gjenin rrugën e rrjetës.

Argjentinasit iu afruan golit në minutën e 39-të, kur Enzo Fernandez provoi me një goditje të fuqishme nga distanca, por topi përfundoi pak mbi traversë. Më herët, Lisandro Martinez dhe Elliot Anderson u ndëshkuan me kartonë të verdhë pas ndërhyrjeve të ashpra.

Në fillimin e pjesës së dytë, Julian Alvarez testoi Jordan Pickfordin, por portieri anglez reagoi në mënyrë të sigurt.

Megjithatë, ishte Anglia që kaloi e para në epërsi në minutën e 55-të. Morgan Rogers dërgoi një harkim të saktë në zonë, ndërsa Anthony Gordon u shkëput nga mbrojtja dhe me një goditje të shpejtë e dërgoi topin në këndin e poshtëm të portës për 1-0.

Pas golit të pësuar, Argjentina rriti ndjeshëm ritmin e lojës. Jordan Pickford shpëtoi fillimisht portën pas një goditjeje me kokë të Nicolas Gonzalez, ndërsa Alexis Mac Allister goditi shtyllën pas një tjetër rasti të mirë.

Presioni i “Albiceleste” u shpërblye në minutën e 85-të. Lionel Messi gjeti me një pasim të zgjuar Enzo Fernandezin në hyrje të zonës, ndërsa mesfushori realizoi me një goditje të saktë për të barazuar rezultatin në 1-1.

Vetëm shtatë minuta më vonë, në kohën shtesë, Argjentina kompletoi përmbysjen. Lionel Messi dërgoi një harkim perfekt në zonë, ku Lautaro Martinez u shkëput nga mbrojtësit anglezë dhe me kokë e dërgoi topin në rrjetë për rezultatin përfundimtar 2-1.

Në fund, Argjentina festoi një fitore me karakter dhe siguroi finalen e dytë radhazi të Kupës së Botës, ku do të tentojë të mbrojë titullin ndaj Spanjës në një përballje që premton spektakël

Gjithashtu lexoni:

Angli – Argjentinë, formacionet zyrtare

Spanja e mposht me lehtësi Francën dhe kalon në finale të Botërorit

Francë – Spanjë, formacionet zyrtare

Yamal: Jemi kampionë të Evropës, s’kemi frikë nga askush

Sonte gjysmëfinalja e Botërorit, Spanja apo Franca në finalen e madhe?

Kosova News 15/07/2026 15/07/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
27°C
Pristina
broken clouds
27° _ 27°
66%
8 km/h
Thu
31 °C
Fri
32 °C
Sat
38 °C
Sun
36 °C

Lajmet e Fundit

Kearns: Deklaratat e Paunoviqit, njollë për Qeverinë e Serbisë
21:27 -15/07/2026
Rashiqi dënon deklaratat e Paunoviqit: Gjuha e urrejtjes vazhdon në Beograd
20:48 -15/07/2026
Angli – Argjentinë, formacionet zyrtare
20:24 -15/07/2026
Abdixhiku: I kam pezulluar angazhimet për formimin e institucioneve, to të nisin përgatitjet për Kuvendin e LDK-së
20:15 -15/07/2026
Pacolli: Qytetarët janë aleatët tanë kryesorë në mbrojtjen e mjedisit
19:43 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?