Në Kosovë në 24 orët e fundit janë regjistruar vetëm 7 raste të reja me COVID-19 nga testimi i 137 mostrave.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar po ashtu se gjatë kësaj periudhe janë shëruar 25 qytetarë, ndërsa nuk është njoftuar për ndonjë rast me fatalitet.
Numri i rasteve aktive tashmë është 70.
Sa i përket vaksinimit kundër COVID-19, në Kosovë janë administruar deri më tash 1.835.964 vaksina. Me dy vaksina janë 824.630 qytetarë, me tri 105.111 qytetarë ndërsa me katër 1775.