KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sonte “Zambaku i Prizrenit” shënon 34-vjetorin, garojnë 14 artistë
Kulturë

Sonte “Zambaku i Prizrenit” shënon 34-vjetorin, garojnë 14 artistë

Kosova News
Kosova News 12:29 -01/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Sonte nis edicioni i 34-të i festivalit që ndër vite ka promovuar muzikën popullore shqipe, “Zambaku i Prizrenit”. Sivjet interesimi është në nivel, teksa në Kino Bahçe do të dëgjohen tinguj muzikor të shoqëruar nga 14 artistë garues në ora 20:00.

“Këtë vit kemi pasur konkurrencë të jashtëzakonshme të këngëve që na kanë ardhur. Falë jurisë profesionale kemi arritur t’i zgjedhim  14 këngë të cilat sonte do të interpretohen para qytetarëve të Prizrenit”, ka thënë drejtori i shoqërisë kulturoro-artistike “Agimi”, Festim Bytyqi në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Mirëmëngjesi Kosovë” në RTK.

Bytyqi për shikuesit e transmetuesit publik tregoi se sivjet garojnë artistë nga diaspora, Maqedonia e Veriut, Shqipëria e Kosova. Nuk mungon edhe prezenca e komuniteteve, ku sivjet ka edhe përfshirje të këngëtarëve turk.

“Ishim mbrëmë në provën gjenerale, unë jam shumë i kënaqur me performancat e artistëve të cilët kanë edhe këngë të mira, edhe orkestrime të mira. Janë përkujdesur njerëzit më eminentë të muzikës”, paralajmëron Bytyqi.

Për sa i përket historikut të rrugëtimit të “Zambakut të Prizrenit”, Bytyqi thotë se ende s’e ka marrë meritën e duhur organizative. Që nga periudha e organizimit nga autoritetet komunale, festivali nga viti në vit përballet me mungesë të stafit e telashe financiare.

“Nuk ka pasë një staf të mirëfilltë që me e avancu muzikën popullore sepse kushtet tani janë shumë më të favorshme si në aspektin teknik si materialisht, që ‘Zambaku’ të jetë një festival i përhershëm jo vetëm i Prizrenit por edhe i mbarë kombit”, u shpreh drejtuesi i SHKA “Agimi”.

Festivali “Zambaku i Prizrenit” ndan tre çmimet e para si dhe çmimin kryesor – atë të publikut – “Zambaku i Argjendtë”. Radio Televizioni i Kosovës është sponsori medial, i cili do të realizojë transmetimin e drejtpërdrejtë të edicionit të 34-të.

Gjithashtu lexoni:

Po avancojnë punimet për ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës në Kishnicë

I jepet lamtumira e fundit Koço Qendros, ikonës së teatrit shqiptar

Sunny Hill Festival 2026 zbulon programin e plotë: Prishtina bëhet gati për tri ditë muzikë botërore

Vdes aktori shqiptar, Koço Qendro

Kurti në Galerinë e Fakultetit të Arteve për ekspozitën “When Light Pauses”

Kosova News 01/08/2023 01/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Ballkani barazon në ndeshjen e parë me Connah’s Quay Nomads në Uellsi
22:55 -08/07/2026
ShBA-ja sulmon sërish Iranin
22:42 -08/07/2026
Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së
22:00 -08/07/2026
Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit
21:29 -08/07/2026
Rizvanolli dhe Karakaç diskutojnë për prioritetet e përbashkëta në sektorin e energjisë
21:22 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?