Qytetarët e Maqedonisë së Veriut besojnë se Serbia është miku më i madh i vendit të tyre, ndërsa Bullgaria është kërcënimi më i madh, sipas një sondazhi të publikuar sot nga Qendra për Strategji Evropiane “Evrotink” nga Shkupi, shkruan agjencia e lajmeve Beta, transmeton KosovaNews.
Ndërsa në pyetjen se “Cili shtet apo organizatë ndërkombëtare është miku më i madh i Maqedonisë”, Kosova radhitet në vendin e pestë me 3,1 % të të anketuarve. Ndërsa 1.2 % e maqedonasve vlerësuan se Kosova është kërcënimi më i madh për Maqedoninë.
Hulumtimi i opinionit publik “Eurobarometri 2022” është realizuar nga agjencia “Brima” Shkup nga 12 deri më 27 dhjetor të vitit të kaluar në një anketë telefonike të mostrës përfaqësuese prej 1.006 të anketuarve për organizatën joqeveritare “Evrotonk”.


