Policia e Kosovës ka njoftuar se një rast i vrasjes në tentativë ka ndodhur në Graçanicë, ku një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri.
Ky rast raportohet të ketë ndodhur në orët e vona të së shtunës, diku pak para orës 23:00.
“Graçanicë 01.10.2022 – 22:50. Raportohet se në rrethana të panjohura, në një hapësirë para një lokali-diskotekë, është plagosur me armë zjarri viktima mashkull kosovar. Viktima është dërguar në tretman mjekësor dhe i njëjti sipas raportit mjekësor është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në raportin e sotëm të policisë.
Nuk raportohet për ndenjë person të arrestuar, por nga Policia e Kosovës thuhet se ky rast është nën hetime./KosovaNews/


