Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se janë suspenduar katër zyrtarët policorë të Stacionit të Policisë në Lipjan, në mesin e të cilëve është edhe Komandanti i këtij stacioni, lidhur me zbatimin e Urdhrit-mbrojtës që Gjykata Themelore e Ferizajt kishte lëshuar për Hamide Magashin, e cila të mërkurën u vra nga bashkëshorti i saj, Sokol Halili, i cili dje bëri vetëvrasje.
KosovaNews merr vesh se njëri nga 4 zyrtarët policorë të suspenduar është Fejsal Ahmeti vllai i Kryetarit të Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti.
Fejsal Ahmeti ka punuar polic hetues në stacionin policor në Lipjan, ndërkaq bashkë me të janë suspenduar nga detyra edhe Komandanti i Stacionit Policor në Lipjan, Naser Sinani, rreshteri Hasim Lubovci dhe dy hetuesi Frashër Rexheli, nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe falsifikim të dokumentit zyrtar./KosovaNews/