Komandanti I KFOR-it gjenerali Özkan Ulutaş, është takuar me Inspektorin e Përgjithshëm të Ushtrisë Greke, gjenerallejtënant Spyridon Alfantakis, në Shtabin e KFOR-it në Prishtinë.
Siç bëjnë të ditur nga KFOR-i, takimi midis Ulutaş dhe Alfantakis ofroi mundësi për të diskutuar për trendet e fundit të sigurisë dhe aktivitetet e KFOR-it.
“Takimi ofroi një mundësi për të diskutuar për trendet më të fundit të sigurisë dhe aktivitetet e vazhdueshme të KFOR-it nën mandatin e tij të OKB-së dhe në mbështetje të dialogut të lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet në njoftim.
Tutje theksohet se gjeneralmajor Ulutaş përshëndeti gjithashtu kontributet e gjata të Greqisë për KFOR-in dhe për stabilitetin rajonal.