KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dënimi i grupit “Çakallët”, manipulim e mohim i krimeve nga Serbia
Siguri

Dënimi i grupit “Çakallët”, manipulim e mohim i krimeve nga Serbia

Kosova News
Kosova News 20:24 -25/04/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Masakrës së Qyshkut të Pejës pas pak ditësh i shënohet 25 vjetori.

Ardian Kelmendi, ishte 17 vjeçar në mes të majit të vitit 1999, kur dëshmoi vrasjen e familjarëve të tij.

Vështirë përmban emocionet tek kujton atë të premte, kur edhe vet ishte në rresht për pushkatim.

“Familjes Kelmendi familjes teme janë shtatë, baba dy axhallarët djali agjës 19 vjecar, është edhe tre djemtë e agjës babës, edhe të gjithë këta të tjerët të fshatit sic po shihet Gashët, Lush shumë…Bash këtu ku jemi tash, bash këtu prej fshatit lartë kanë nis tu na mbledh forcat, policia dhe ushtria e Serbisë, na jemi me lagje këtu dhe jemi ardh këtu, edhe bash këtu ku jam na kanë rreshtuar, këtu ja kanë nis mena nda gratë edhe burrat edhe këtu ka ndodh qajo që u bë krimi qëtu ka ndodhë”, tha Ardian Kelmendi, dëshmitar i masakrës në Qyshk

Kelmendi ishte në mesin e shqiptarëve që dëshmuan për vrasjen e civilëve nga grupi i njohur si

Dek: Ardian Kelmendi – Dëshmitarë i masakrës në Qyshk 00:38  01:02
“Po unë kam qenë me disa të mbijetuar të masakrës…një ndër ta kam qenë edhe unë, kam dëshmuar në Serbi…Do i kemi njoftë e i kemi identifikuar se atje dmth në Gjykatë na është mundësuar me i pa mbas xhamave, disa i kemi identifikuar, pastaj kemi pasur edhe aty brenda, sallës që është mbajtur gjyqi kemi pasur edhe aty ulur përpara, bukur do i kemi identifikuar”, tha Kastrati.

Ai thotë se dënimi i një dite më parë, i shqiptuar nga Gjykata në Serbi është i padrejtë, meqë është i dënim i ulët krahasuar me krimet që kanë kryer.

“Ne si familje edhe si fshat tu e pa krimin që e ka bërë Serbia, shihet dëshmi e gjallë nuk jemi të kënaqur aspak me atë dënim të tyre që e kanë marr, por mbi të gjitha është e vështirë ndoshta edhe me thënë, por pak duhet me kanë edhe ne më realista, një dritë në fund të tunelit, po shihet”, tha Kastrati.

Procesin gjyqësor të më shumë se një dekade e përcjelli edhe Veton Mujaj nga organizata joqeveritare Syri Vision.

Ai thotë se vendimi i Gjykatws serbe, është vetëm një mbulim për shtetin serb, i cili në vazhdimisi mohon krimet që ka kryer në Kosovë gjatë luftës.

“Është një farsë e përgjithshme edhe njëherë e gjyqësorit i cili është i kontrolluar sigurisht prej Vuciqit atje edhe bënë kësi lojra, edhe praktikisht kemi të bëjmë me një gjykim ku ka filluar me 2010 ka pasur një vendim, 2014, kur janë dënuar me 106 vjet tash ai gjykim, u shëndrruan në një 56 vjet dënim, për fillimisht që ishin 11 të akuzuar nga të cilën 7 u dënuan, e që shumica prëej tyre nga dy vjet dhe në një far formë i bje që dje u liruan ata”, tha Veton Mujaj nga organizata “Syri Vision”.

Një ditë më parë, Gjykata e Lartë në Beograd, dënoi me 20 vjet burgim ish-anëtari i Ushtrisë Jugosllave, Toplica Milladinoviq, derisa Predrag Vukoviq u dënua me 13 vjet burgim, Abullah Sokiq me 12, Sinisha Mishiq me pesë, ndërkaq Lazar Pavlloviq, Sllavisha Kastratoviq dhe Boban Bogiçeviq u dënuan me nga dy vjet burgim secili.

Ky grup që ishin të njohur si “Çakallët”, morën pjesë në masakrat kundër shqiptarëve të Kosovës në fshatrat Zahaq, Lubeniq, Qyshk dhe Pavlan gjatë prillit dhe majit të vitit 1999/ rtvd

Gjithashtu lexoni:

Aksident me fatalitet në Prishtinë

AUV demanton VITEN dhe mediat e Devollëve: në analiza është gjetur vaj palme dhe qumësht pluhur në produkte të deklaruara si qumësht nga VITA

Ministri Xhelal Sveçla shpall persona non grata drejtorin e Telekomit të Serbisë, Vladimir Luçiq

Policia gjen veshje dhe pajisje ushtarake të fshehura në një puset në Mitrovicë të Veriut

Gërmimet në lokacionin e tretë në Zubin-Potok, konfirmohet prania e mbetjeve mortore

Kosova News 25/04/2024 25/04/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
19° _ 18°
79%
Sat
32 °C
Sun
34 °C
Mon
36 °C
Tue
37 °C
Wed
36 °C

Lajmet e Fundit

Torres drejt PSG-së, arrihet marrëveshja personale
15:58 -08/08/2026
Ambasada Britanike kërkon zgjidhje të situatës politike në Kosovë
15:28 -08/08/2026
Zelensky nga Serbia: Qëndrimi për mosnjohjen e Kosovës nuk ndryshon
14:53 -08/08/2026
Aksident me fatalitet në Prishtinë
14:15 -08/08/2026
Përplasje në Kuvend, Time Kadrijaj hedh vezë në drejtim të Albin Kurtit
13:58 -08/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?