KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Përfundon seanca në Gjykatën e Lartë lidhur me pretendimet e Trump për imunitet absolut
Botë

Përfundon seanca në Gjykatën e Lartë lidhur me pretendimet e Trump për imunitet absolut

Kosova News
Kosova News 23:43 -25/04/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara shqyrtoi të enjten kërkesën e ish-presidentit Trump për të shmangur ndjekjen penale lidhur me akuzat për përpjekje për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020 përballë demokratit Joe Biden.

Avokatët e Trump argumentuan se ish-presidentët gëzojnë imunitetit absolut për veprimet e tyre ndërsa janë në detyrë. Në të kundërt, thonë ata, ndjekjet penale të motivuara politikisht ndaj ish presidentëve, mund të bëheshin rutinë dhe presidentët nuk do të mund të përmbushnin detyrat e tyre si komandant të përgjithshëm nëse do t’u duhej të shqetësoheshin se mund të përballeshin me akuza penale.

Michael Dreeben, që përfaqësoi Departamentin e Drejtësisë dhe prokurorin e posaçëm, tha se akuzat me të cilat përballet Trump, përfshirë planin për të caktuar elektorë të rremë në shtetet që ishin vendimtare për rezultatin e zgjedhjeve, kishin të bënin me funksionet e Trump si kandidat dhe jo si president.

Gjykatat më të ulëta i kanë hedhur poshtë argumentet e Trump, përfshirë një vendim të njëzëshëm të një trupe prej tre gjyqtarësh të një gjykatë apeli në Uashington. Nëse Gjykata e Lartë ndjek të njëjtin shembull, koha e marrjes së vendimit, mund të jetë po aq e rëndësishme sa edhe vetë vendimi.

Trump, kandidati i pritshëm republikan në zgjedhjet e nëntorit për Shtëpinë e Bardhë, ka kërkuar shtyrjen e gjyqit deri pas zgjedhjeve presidenciale, dhe sa më vonë ta marrë vendimin Gjykata e Lartë, aq më të mëdha janë gjasat që ai ta realizojë synimin e tij.

Gjykata zakonisht i publikon opinionet e çështjeve të fundit që shqyrton, nga fundi i qershorit, që është afërsisht katër muaj përpara zgjedhjeve të nëntorit.

Paraqitja e argumenteve para Gjykatës së Lartë të Shteteve të Bashkuara, që ishte caktuar të zgjaste rreth një orë, zgjati më shumë se dyfishi i kohës së caktuar. Çështja u përqendrua kryesisht tek nuancat e imunitetit, por pyetja kryesore se kur mund të merret një vendim nga Gjykata e Lartë mbetet e paqartë.

Të paktën pesë prej anëtarëve të Gjykatës së Lartë, duket se do të refuzojnë pretendimin për imunitet absolut, por disa sugjeruan gjithashtu se ish-presidentët mund të gëzojnë njëfarë imuniteti.

Nëse kjo pasqyrohet në vendimin e Gjykatës së Lartë, kjo mund të kërkonte që gjykatat më të ulëta të zgjidhnin më pas çështjen nëse Trump gëzon imunitet për akuzat e ngritura ndaj tij dhe kjo do të bënte që gjyqi të shtyhej deri pas zgjedhjeve të nëntorit.

Anëtarët e Gjykatës së Lartë janë shumë të vetëdijshëm se gjykimi i tyre lidhur me imunitetin e komandantit të përgjithshëm do të ketë implikime të mëdha jo vetëm për këtë rast por edhe për çështje të tjera në të ardhmen. /VoA

Gjithashtu lexoni:

Ukraina godet 13 anije ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov, rritet izolimi i Krimesë

Kongresmeni amerikan kundërshton mbajtjen e takimit të OSBE-së në Beograd

Gjendet i vdekur në qeli i dyshuari për sulmin në Gjermani që kishte lënë 6 të vdekur                               

Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran

Zjarr masiv në Norvegji – shkatërron mbi 100 shtëpi, evakuohen qindra qytetarë

Kosova News 25/04/2024 25/04/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale
22:38 -22/07/2026
Ukraina godet 13 anije ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov, rritet izolimi i Krimesë
22:18 -22/07/2026
Universiteti i Prishtinës nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
21:21 -22/07/2026
Sveçla përshëndet aksionin e Policisë dhe AKI-së: Askush nuk do të lejohet të përdorë pozitën zyrtare për përfitime personale
20:56 -22/07/2026
Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve
20:17 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?