Zëdhënësi i Shtabit, të KFOR-it, kolonel Andrea Gallieni, në një konferencë për media, ka dhënë detaje për protestat në tri komunat e veriut të Kosovës.
Ai tha se trupat e KFOR-it, ishin aty për ta parandaluar një eskalim të mëtejmë të situatës, teksa shtoi se përveç protestuesve të qetë, kishte edhe grupe kriminale që i sulmonin ushtarët me armë të ndryshme.
“KFOR ishte aty për të parandaluar esklaimin e mëtejmë të protestës dhe më 29 një protestë e madhe u shfaq dhe ushtarët e KFOR-it ishin të përfshirë në atë protestë të dhunshme. Gjatë kësaj proteste, shumë ushtarë të KFOR-it ishin lënduar, disa ishin lënduar nga gurët e hedhur, mjetet shpërthyese të improvizuara…ishte e qartë se aty ishin njerëz që portestonin në një mënyrë të qetë por ishte gjithashtu e qartë se pas tyre po fshiheshin disa grupe kriminale që përpiqeshin të sulmonin trupat. Pas kësaj proteste të madhe , shumë ushtarë nga kontigjenti Italian ishin lënduar nga shkopinj dhe gurë dhe mjete shpërthyese. Në fillim ishin 11 ushtar nga kontigjenti Italian dhe 19 nga kontigjenti hungarez. Në ditët në vazhdim akoma më shumë u shfaqën me lëndime të vogla”, tha ai.
Tutje, ai u shpreh se KFOR-i është i gatshëm të veprojë nëse ka eskalim të situatës në veri të vendit, teksa shtoi se të dyja palët, Kosova dhe Serbia duhet t’i zgjidhin problemet përmes dialogut.
Tutje ai tha se qëllimi i KFOR-it, nuk është ta marrë nën kontroll veriun, derisa bëri të ditur shtimi i prezencës është bërë për shkak të sigurisë.
“Jo, nuk është objektivi, nuk është në vullnetin e KFOR-it. E kemi shtuar prezencën për shkak të krizës. Por nuk është objektiv të jemi në veri më shumë se sa që është e nevojshme. KFOR-i është organizatë ushtarake, tenton të shfaqë siguri”, ka thënë ai.
Gallieni deklaroi se trupat e KFOR-it në veri kanë parandaluar eskalim të situatës nga protesta sepse kishte rrezik për jetën dhe që dikush të vritet.
Duke folur në konferencë për media, ai u shpreh se me datën 29 në komunën e Zveçanit u zhvillua një protestë e madhe dhe duke u përpjekur për të ndërhyrë ndërmjet palëve, ushtarët e KFOR-it u përfshinë në protesta të dhunshme.
Ai shtoi se gjatë protestës, shumë ushtarë janë lënduar nga gurët e gjuajtur, mjete shpërthyese të improvizuara dhe nga përdorimi i armës.
Sipas tij, ishte e qartë që kishte njerëz që donin të protestonin në mënyrë paqësore, por dhe që prapa tyre po fshiheshin grupe kriminale që donin t’i sulmonin trupat e KFOR-it.
“Pas kësaj proteste të madhe, shumë ushtarë nga kontingjenti italian dhe hungarez u lënduan nga gurë dhe mjetet shpërthyese. Ata tani janë transportuar në vendet e tyre për të vazhduar me trajtimet e mëtutjeshme mjekësore”.
“Në emër të komandantit të KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia, ne jemi të kënaqur me sjellën e kontingjentit sepse ndërhyrja e tyre ndërmjet palëve shmangi një problem të madh mes serbëve dhe shqiptarëve sepse aty mund të kishte probleme me rrezik për jetën e që dikush edhe të vritej”.
Gallieni bëri të ditur se pas 29 majit, NATO vendosi që të forcojë ushtarët e KFOR-it duke i dërguar trupa shtese, dhe nga 5 qershori rreth 500 ushtarë nga kontigjenti turk u nisën për në Kosovë, të cilët tashmë po trajnohen për t’u bërë gati për t’i mbështetur trupat e KFOR-it dhe se do të jenë në Kosovë deri sa të jetë e nevojshme.


