Është larguar përfundimisht nga puna kryeinspektori i Ministrisë së Drejtësisë, Ylber Topalli
Kryeinspektorit Topalli i është shqiptuar masa disiplinore “Largim nga Shërbimi Civil” për shkelje të rënda disiplinorë në rastin e Astrit Deharit, raporton KosovaNews.
Në vendimin e siguruar nga KosovaNeës procedura disiplinore ndaj Topallit është iniciuar me datë 19.09.2022 nga zëvendëssekretari i MD pas pranimit të raportit të Inspektoratit të Ministrisë së Drejtësisë.
Në shtatorin e vitit të kaluar Ylber Topalli ishte pezulluar nga puna e kryeinspektoratit të Inspektoratit lidhur me rastin e Astrit Deharit që vdiq në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, më 5 nëntor 2016. Pezullimi i Komisionit Disiplinor ka ardhur mbi bazën e gjetjeve në Raportin e Inspektoratit të Ministrisë së Drejtësisë.


Lexo po ashtu: