Kryeinspektorit Topalli i është shqiptuar masa disiplinore “Largim nga Shërbimi Civil” për shkelje të rënda disiplinorë në rastin e Astrit Deharit
Në vendimin e siguruar nga KosovaNews thuhet se Ylber Topalli, Kryeinspektor i Inspektoratit- Ministria e Drejtesise, eshte pergjegjes per shkelje te rende disiplinore, nga neni 46 paragrafi 3 nen paragrafi 3.3,3.9 dhe 3.10 i Ligjit Nr.06-L-114 per Zyrtare Publik raporton KosovaNews.
Në këtë vendim thuhet se Topalli është në raportin e Inspektoratit të MD në vitin 2016 ka nënshkruar dy raporte të cilat janë në kontradiktë me njëra tjetrën.
“Ne pyetjen e parashtruar nga komisioni se ne raportin zyrtar me nr.01-826 te dates 29.08.2022 ka gjetur se ne raportin tuaj te date 14.11.2016 theksoni: Inspektimi i jashtezakonshem lidhur me rastin e vetevrasjes se A.D, ndersa ne raportin tuaj te dates 21.11.2016 theksoni: Inspektirni i jashtezakonshem me rastin e vdekjes se te paraburgosurit A.D.
Z. Topalli deklaron se ne raportin zyrtar te protokolluar te dates 21.11.2016 Kryeinspektorie cileson si vdekje, ndersa raportet tjera kane qene te karakterit informues dhe njoftues ne te cilat mund te kete qene edhe ndonje gabim teknik por raporti i dates 21.11.2016 eshte zyrtare dhe i protokolluar, une nuk e kam dhe nuk e di ku eshte ai raport”
Komisioni ka konstatuar se përveç kësaj topalli ka është përgjegjës për shkelje pasiqë i ka marrë videoincizimet në qendrën e paraburgimit në Prizren para policisë dhe të njëjtat janë publikuar edhe në kanale televizive gjë që për këtë ka shkelur Ligjin nr. 03/L-172 per Mbrojtjen e te Dhenave Personale, pa parashtruar kerkese dhe pa aprovim nga organi kompetent.
“Komisioni konstaton se z. Topalli, ka marr nga ish ushtruesi i detyres se drejtorit te Qendres se Paraburgimit ne Prizren, kopje te video incizimeve dhe i ka sjell ne zyren e tij ne objektin Ish Rilindja ne Prishtine, gje qe e pranon edhe vet z. Topalli se keto video incizime jane sjell me USB per te perpiluar raportin perfundimtar.
Keto incizime i ka marr me date: 07/11/2016 sipas formes se informates te dates 11.11.2016 me nr.136/16 e leshuar nga Qendra e Paraburgimit Prizren- SHKK ne baze te ciles informon per marrjen e incizimeve te kamerave sipas renditjes se kujt i jane dhene ato xhirime me daten 06/07/08/09/-11- 2016 ku ne ate informate tregohet se z. Topalli i ka marr incizimet para policise dhe ne kundershtim me Ligjin nr. 03/L-172 per Mbrojtjen e te Dhenave Personale, pa parashtruar kerkese dhe pa aprovim nga organi kompetent. Per komisionin nuk eshte kontestuese se video incizimet nga Qendra e Paraburgimit ne Prizren krahu A jane publikuar ne kanalet televizive, pas rastit te ndodhur me date: 05/11/2016.” thuhet ndër të tjera në këtë raport
Më poshtë gjeni raportin e plotë të siguruar nga KosovaNews:
Lexo po ashtu: