Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka konfirmuar se vrasësi i gruas shtatzëne është vetëvrarë pasi njësitet policore e kanë gjetur vendin ku ndodhej.
“Pas një pune intensive të të gjitha njësiteve të Policisë së Kosovës është arritur që të lokalizohet vendndodhja e vrasësit Sokol Halili. Përkundër tentativës së zyrtarëve policor që të negociojnë dorëzimin, dorasi vret veten”, tha Sveçla.
Ministri theksoi se Policia e Kosovës si dhe Inspektorati Policor i Kosovës do të vazhdojnë hetimet për zbulimin e të gjitha rrethanave të vrasjes së gruas shtatzënë dhe vetëvrasjes së dorasit.