Ka njerëz që i janë bashkuar Lëvizjes VETËVENDOSJE! kur ajo ishte vetëm një ide dhe një kauzë për ndryshim. Ka njerëz që kanë qëndruar në çdo sfidë e në çdo betejë politike e qytetare, duke mos u lëkundur asnjëherë nga parimet dhe idealet e tyre. Njëri prej tyre është, pa dyshim, Luan Aliu.
Si një nga themeluesit e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjilan, Luani ka qenë pjesë e pandashme e rrugëtimit të saj që nga dita e parë. Për vite me radhë, ai ka kontribuar në organizimin, zgjerimin dhe fuqizimin e Lëvizjes, duke qenë gjithmonë pranë qytetarëve dhe kërkesave të tyre për drejtësi, zhvillim dhe barazi.
Angazhimi i tij nuk është kufizuar vetëm në veprimtarinë politike dhe organizative. Përgjatë viteve, Luani ka mbajtur edhe pozita të rëndësishme institucionale, duke shërbyer me përkushtim si këshilltar politik në Ministrinë e Punëve të Brendshme, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe anëtar i Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. Në secilën prej këtyre detyrave, ai ka dëshmuar profesionalizëm, përgjegjësi dhe përkushtim ndaj interesit publik.
Sot, pas një rrugëtimi të gjatë, të mbushur me punë, sakrificë dhe angazhim, Luani vazhdon të jetë një nga zërat më të fuqishëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjilan, duke përfaqësuar vlerat e ndershmërisë, përkushtimit dhe shërbimit ndaj qytetarëve.
Më 7 qershor, mbështet njeriun që ishte aty që nga fillimi, njeriun që nuk u ndal asnjëherë së punuari për qytetin dhe vendin tonë.
Voto Lëvizjen VETËVENDOSJE! me numër 116
Voto Albin Kurtin me numër 1
Voto Luan Aliun me numër 88
Krejt për Shtet, Shtet për Krejt.
Në KOSOVË ia qesim pikën!


