Futbollistet e Kosovës janë mposhtur nga Kroacia në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” të premten, e cila i takon Grupit C2 të kualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2027 për futbolliste.
Megjithë humbjen, Kosova ka gjasa të mëdha për ta siguruar plejofin të martën e ardhshme kur luan në udhëtim te Gjibraltari.
Golin e fitores për Kroacinë e shënoi sulmuesja Karla Kurkutoviq nga goditja e këndit, në minutën e 15-të.
Ajo gjuajti direkt dhe e mposhti portieren e Kosovës, Djellza Mehmeti.


