Njësitet e Policisë së Kosovës kanë arritur që t’i bien në gjurmë personit që vrau gruan shtatzënë në oborrin e QKUK-së.
“I dyshuari për vrasjen është lokalizuar nga njësitet policore, por deri në momentin e futjes së policëve në shtëpi për arrestim ka bërë vetëvrasje”, thonë burimet e KosovaNews brenda Policisë së Kosovës.
E ndjera Hamide Magashi dyshohet se është vrarë më 30 nëntor në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, nga burri i saj me të cilin ishte në procedura të divorcimit.