KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shtatë për qind e grave kanë interes për politikë, 74 për qind e shohin me rëndësi që të kenë fëmijë
Ekonomi

Shtatë për qind e grave kanë interes për politikë, 74 për qind e shohin me rëndësi që të kenë fëmijë

Kosova News
Kosova News 16:04 -12/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Vetëm katër për qind e grave në Kosovë kanë pronë të vetën, gjashtë për qind të tjera jetojnë në pronë të përbashkët me bashkëshortin e tyre. Kështu thuhet në raportin e sondazhit kombëtar “Gratë në Kosovë-çfarë mendojnë, dëshirojnë dhe bëjnë” të Friedrich Ebert Stiftung (FES). Mes tjerash, u tha se interesimi i grave në politikë mbetet i ultë, ku vetëm shtatë për qind duan që të angazhohen në këtë sferë.

Koordinatorja e programit në FES, Besa Luzha tha se gratë e përfshira në sondazh janë në numër të madh nga Prishtina dhe Prizreni. Sipas saj, nga ky raport del që vetën tre për qind e grave të intervistuara janë të kyçura në politikë.

“Kanë qenë vetëm pak me doktoraturë dhe 18 për qind me fakultet, shumica janë me shkollë fillore dhe me shkollë të mesme të përfunduar dhe ka një përqindje të vogël, ku 5 për qind as shkollën fillore nuk e kanë të përfunduar. Nga aspekti i statusit të tyre familjar, mbi 66 për qind kanë fëmijë, 61 për qind janë të martuar, 26 për qind janë beqare, 9 për qind janë të veja dhe vetëm 4 për qind janë në relacion, po pa bashkëjetuar së bashku dhe 1 për qind janë të divorcuara”, tha ajo.

Për më tepër, 93 për qind e grave të intervistuara janë të kënaqura me jetën e tyre.

“74 për qind të grave të intervistuara apo të pyetura përmes këtij hulumtimi deklarojnë se gjëja më e rëndësishme në jetë, është që të kenë fëmijë. Më e pakta, del 7 për qind është angazhimi apo pjesëmarrja politike në jetën politike, për neve kjo ka dalë si një shqetësim…85 për qind besojnë në anëtarët e familjes dhe e dyta apo e treta del besimi i tyre në lider religjioz dhe më së paktu u besojnë partive politike vetëm 1 për qind. Ka një vetëdijesim për aspektin e barazisë gjinore, por kur i sheh shifrat prapë të shqetëson pse kjo nuk është edhe në mënyrë më të theksuar si interesim i grave. 42 për qind të tyre mendojnë që nuk duhet të flasin për aspektet diferencuese mes grave dhe burrave kur vjen puna tek punësimi, apo edukimi. Vetëm 52 për qind mendojnë apo nuk pajtohen që gratë duhet të punojnë vetëm kur është nevoja”, ka shtuar Luzha.

Në prezantimin e të dhënave të mbledhur në kuadër të këtij sondazhi, Luzha ka theksuar se përqindje e vogël mbetet edhe në pronësi.

“Vetëm 6 për qind të grave kanë pronë të përbashkët me partnerin e tyre, me bashkëshortin apo me dikë që jetojnë. 43 për qind jetojnë në pronën, e cila i takon partnerit apo bashkëshortit. Dhe 43 për qind të tjera jetojnë në pronat e prindërve të bashkëshortit. Pronë të vetën kanë shumë pak, vetëm 4 për qind”, ka thënë ajo.

E drejtoresha në Qendrës për Barazi Gjinore, Luljetë Demolli tha se barazia gjinore po ngec në familjet kosovare.

“Barazia gjinore shihet pak si e sferës publike, pak për shkak që është folur shumë edhe është si pjesë e diskursit, si vlerë e shtetit të Kosovës. Shihet se e thonë që është e lartë, qytetarët e Kosovës e thonë që është e lartë por kur hyjnë tek privatja, tek jeta private në familje më pastaj nuk e shohin si koncept që duhet të përfshihet edhe në gjitha poret e familjes. E shohin si diçka që i takon shtetit, institucionit”, u shpreh ajo.

Drejtoresha e kompanisë “Idra Research”, Nora Jusufi tha se raporti është punuar me rreth një mijë gra në vend.

“I kemi ndarë katër fokus-grupe, dy që kanë qenë me gra të punësuara, të papunësuara me profile të ndryshme dhe prej vendeve të ndryshme në Kosovë për me i nda përvojat e tyre. Si dhe dy kanë qenë me institucione në nivel lokal dhe në nivel qendror, varësisht prej pozitës së personave apo departamenteve në institucion, sigurisht që kanë të bëjnë me çështjet gjinore. Ndërsa, edhe një tjetër me organizatat joqeveritare që merren direkt ose tërthorazi me të drejtat e grave. Vlen të ceket që prej këtyre një mijë anketave, kemi pasur si target që të jenë 80 për qind shqiptarë, meqë shumica janë shqiptare në Kosovë, mirëpo i kemi rritur pak mostrat për komunitetet tjera, të cilat janë më të vogla, në mënyrë që të mundemi të bëjmë analiza statistikisht të rëndësishme edhe përmes etnisë”, ka thënë ajo.

Në këtë sondazh janë të përfshira edhe 10 për qind gra serbe, 6 për qind rome, ashkalinj dhe egjiptianë, si dhe 1 për qind komunitetet tjera.

Gratë e intervistuara i takojnë shtatë rajoneve të Kosovës, ku u realizua nga 19 shkurt deri më 4 prill të këtij viti. 

Gjithashtu lexoni:

Dogana e Kosovës inkason mbi 1 miliard euro të hyra për gjashtë muajt e parë të vitit

Kusari-Lila u bën thirrje bizneseve të raportojnë çdo tentativë mashtrimi gjatë procesit të granteve

ATK prezanton rezultatet e gjashtëmujorit: Rritje e të hyrave dhe shtim i kontrolleve në terren

Rriten çmimet e derivateve

Ministrja Pacolli jep lajmin e mirë: 44 milionë euro grante nga Bashkimi Evropian për mjedisin dhe klimën!

Kosova News 12/12/2022 12/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
16° _ 13°
69%
Sat
32 °C
Sun
29 °C
Mon
27 °C
Tue
32 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht Belgjikën dhe kalon në gjysmëfinale
23:04 -10/07/2026
Policia dhe Dogana parandalojnë kontrabandën nga një shtetas i huaj
22:30 -10/07/2026
Qeveria ndan mbi 2 milionë euro për RTK-në
21:57 -10/07/2026
Mbyllet për tetë ditë rruga nga rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit
21:26 -10/07/2026
Fillon sanimi i rrugës Prevallë–Shtërpcë
21:06 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?