KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ATK prezanton rezultatet e gjashtëmujorit: Rritje e të hyrave dhe shtim i kontrolleve në terren
Ekonomi

ATK prezanton rezultatet e gjashtëmujorit: Rritje e të hyrave dhe shtim i kontrolleve në terren

Kosova News
Kosova News 12:27 -10/07/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Administrata Tatimore e Kosovës(ATK) në një konferencë për media, ka bërë prezantimin e rezultateve të punës për gjashtëmujorin e parë të këtij viti.

Gjatë kësaj konference u prezantuan të arriturat kryesore, aktivitetet e realizuara, si dhe planet për periudhën e ardhshme.

Drejtori i përgjithshëm i ATK-së, Mentor Hyseni prezantoi rezultatet dhe bëri krahasimin mes periudhave për të hyrat tatimore, duke thënë se në këtë gjashtëmujor të parë të këtij viti ka një rritje prej 14%.

“Nëse bëjmë krahasimin ndër viteve, në vitin 2024 ne kemi paraparë, kishim një rritje prej 12%. Ndërsa 2025-ën, 11% që është 1% pak më pak. Mirëpo në 2026, në këtë gjashtëmujor kemi një rritje prej 14%, që e tejkalon edhe këto dy vitet paraprake. Normalisht, rritjet e të hyrave në administratat tatimore do të duheshin të ndjekshin zhvillimin ekonomik të vendit, që është diku rreth 4%. Megjithatë, kur ka evazion fiskal, ka mundësi që në dy-tre vite të hyrat tatimore të jenë pak më të mëdha se rritja e zhvillimit ekonomik. Megjithatë, në pesë vitet e kaluara, kemi pasur mesatarisht diku 12%.

Kur planet tona kanë qenë që ne do të tejkalojmë 12%-shin, edhe mandej edhe profesionistët e FMN-së kanë qenë skeptikë që një evazion fiskal që është zvogëluar në katër vitet ose pesë vitet e fundit, që ka qenë 12% mesatarja, nuk do të duhej të mund të parashikohej me 15% ose 16% që e ka parashikuar Ministria e Financave. Po ne i kemi tejkaluar, domethënë, edhe dy vitet paraprake në këtë gjashtëmujor. Pra, të hyrat janë 14% më shumë sesa vitet paraprake”, tha ai.
Sa i përket kategorive, ai tha se në pjesën e TVSH-së pjesa e të hyrave tatimore është dikund 47-48%.
“Nëse e shohim edhe nga përbërja se cila është kategoria që janë rritur më së shumti, në pjesën e TVSH-së e kemi diku 47-48% që është pjesa e të hyrave tatimore. Mirëpo, nëse e shohim historinë e saj për vitin 2024-2025, e kemi një rritje prej 16%, ndërsa 2025-2026 kemi 11%. Pra shihet një rënie e TVSH-së në krahasim me vitet paraprake. Kjo na shpie tek të dhënat shtesë që tregojnë se kryesisht të hyrat në të ardhurat personale janë rritur prej 3% sa është viti paraprak në 20% këtë vit. Faktorët kryesorë janë që është rritur numri i punëtorëve për 5% edhe pjesa tjetër rritja e pagës minimale në 425 euro që ka qenë në këtë gjashtëmujor më parë, e që tashmë është 500 euro. Po kjo nuk paraqet ndonjë lloj ndikimi tek ajo pjesë”, tha ai.

Sa i përket pjesës së vizitave, Hyseni theksoi se ATK ka dy aktivitete kryesore, pjesën e kontrollave dhe vizitave.

“E njëjta dinamikë tregohet edhe te rezultatet e vizitave. Se në parim ATK-ja i ka dy aktivitete kryesore: pjesën e kontrollave që janë më fundamentale edhe pjesën e vizitave që i shihni, një grup i inspektorëve që i vizitojnë bizneset në baza ditore. Edhe numri i vizitave është rritur diku prej 36.97% në krahasim me vitin paraprak, se kanë qenë 11.900, tash janë diku 16.000 vizita në terren për këtë gjashtëmujor që janë bërë”, tha ai.

Ndërkaq, te pjesa e borxheve, Hyseni theksoi se inkasimi i borxheve është problematika kryesore në ATK.

“Tek pjesa e borxheve që kemi pasur, mundem me thënë që problematika kryesore në ATK ka qenë inkasimi i borxheve. Shpesh na kanë shkuar deri në 803 milionë, që 1 miliardë i kemi pasur të hyrat vitin e kaluar edhe i kemi konsideruar si arritje jashtëzakonisht të madhe për 25-vjetorin ose 26-vjetorin e Administratës Tatimore. Mirëpo megjithatë, pjesa e borxheve ka qenë pjesa më sfiduese për ATK-në. Fondi Monetar Ndërkombëtar e ka bërë një lloj strategjie për koncentrimin e mbledhjes së borxheve në qendër të Prishtinës, mirëpo ne e kemi parë që nuk na ka funksionuar. E kemi marrë iniciativën me ndryshuar, kemi pasur diskutime të gjata, të thella me ta. Mirëpo, esenca është që i kemi bindur, mandej që edhe faktet po na tregojnë që kemi pasur të drejtë në atë reformë. Të gjithë mbledhjen e borxheve i kemi decentralizuar edhe i kemi çuar nëpër shtatë regjione”, tha ai.

Hyseni gjithashtu prezantoi aktivitetet që i realizon ATK dhe e theksoi aktivitetin e fundit në bashkëpunim me Doganën, Prokurorinë dhe Policinë e Kosovës.
“Përveç aktiviteteve që ATK-ja kryesisht i ka brenda për brenda vetes me stafin e vet që i bën, kemi dhe aktivitet me institucione tjera siç është Dogana,

Policia e Kosovës, Prokuroria e këtu kisha dashur me ndarë, që e keni parë së fundi edhe në media, aktivitetin e fundit që kemi pasur, aktivitetin për derivate ose operacionin për derivate. Kanë qenë kryesisht të ndarë në dy plane operative, plani penal edhe plani administrativ.
12 njësi në planin penal kanë qenë të organizuara. 48 zyrtarë të angazhuar, 26 inspektorë vetëm për pjesën e hetimit të ATK-së edhe 22 inspektorë tjerë tatimorë prej regjioneve të ndryshme. Në nivelin administrativ kanë qenë të organizuar ose të angazhuar 39 zyrtarë, 22 inspektorë tatimorë dhe 17 doganierë. 30 pika të shitjes të derivatit janë kontrolluar dhe është regjistruar stoku i tyre. Janë mbledhur prova të cilat do të na shërbejnë neve për gjetjen e evazionit fiskal ose nëse ka edhe elemente të veprave penale, se konsiderojmë që në këtë aktivitet, pjesa më fondamentale, ose më dërmuese, kanë qenë inspektorët e Administratës Tatimore të Kosovës”, tha ai.

Ndërsa, drejtori i përgjithshëm i ATK-së tha pjesa e denoncimeve është në rritje në krahasim me periudhën paraprake të vitit të kaluar, duke përmendur gjithashtu pjesën e edukimit të tatimpaguesve.
“Te pjesa e denoncimeve diku 48.82% ka rritje në krahasim me vitin, periudhën paraprake të vitit 2025. Pra, 1759 denoncime, 1300 aktivitete të realizuara, 219 denoncime në proces, 234 denoncime janë refuzuar kur s’ka pasur bazë, ose kanë pritur informata tjera shtesë. Ndikimi i aktiviteteve është diku 271.000 euro, 753.000 euro janë qarkullim shtesë, 66.000 TVSH edhe 216 punëtorë të regjistruar shtesë. Pra, krejt ky numri i punëtorëve po na reflekton me një farë mënyre, ose me një tjetër, te rritja e tatimit në të ardhura personale, që ishte diku plus 5% edhe në numër të punëtorëve ose 20% që kishim rritje prej 3-shit prej vitit paraprak.

Edukimi edhe shërbimi ndaj tatimpaguesve kemi thënë që është njëra prej pjesëve fundamentale ose kryesore të pjesës të ATK-së. 6135 përgjigje për tatimpagues qofshin ato fizike, qofshin përmes platformave elektronike e kështu me radhë. 96.000 shërbime ose 14 seminare të realizuara sikur me tatimpagues, ose edhe me shoqatat profesionale. Nëse e shohim, është numri i deklarimeve diku mbi 2 milionë deklarime elektronike, 50.000 vërtetime tatimore”, tha ai.

Hyseni tregoi edhe për fondin e pashpërndarë të kontributeve personale, i cili ka filluar me identifikimin dhe shpërndarjen e tyre.

“Një tjetër e dhënë që është shumë e rëndësishme është që është bërë për herë të parë për shkak të ndryshimit që kemi bërë brenda në staf, është një fond diku 45 deri në 50 milionë i pashpërndarë i kontributeve pensionale, që është i paidentifikuar. Ne kemi filluar me identifikuar me komisione të veçanta, dhe deri më tash 5 milionë euro është vlera e këtyre kontributeve që është identifikuar edhe është shpërndarë te tatimpaguesit që në parim i kanë paguar. 216 subjekte janë trajtuar edhe vazhdimisht është komisioni duke punuar që me identifikuar këto edhe me ardhë deri në vlerën zero nëse është e mundur ajo”, tha ai

Gjithashtu lexoni:

Rriten çmimet e derivateve

Ministrja Pacolli jep lajmin e mirë: 44 milionë euro grante nga Bashkimi Evropian për mjedisin dhe klimën!

Rruga Junik-Gjeravicë drejt përfundimit, investim mbi 4.8 milionë euro

Sot mbyllet përkohësisht segmenti Brezovicë-Prevallë, kjo është arsyeja

Shoqata e Qumështoreve të Kosovës mbështet masat për mbrojtjen e prodhimit vendor dhe sigurisë ushqimore

Kosova News 10/07/2026 10/07/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

MPB-ja publikon statistikat e fundit: Ja sa persona hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës gjatë muajit qershor
13:20 -10/07/2026
Gjendet pa shenja jete një shtetase e Malit të Zi në Banjë të Istogut
12:59 -10/07/2026
Kurti: Për qeverisje përgjegjësia te ne, për presidentin e të gjithëve
12:00 -10/07/2026
Edhe Frankfurti e përmirëson gabimin për Kosovën
11:33 -10/07/2026
Hamza: PDK-ja në këtë mandat do të qëndrojë në opozitë, i urojmë suksese Kurtit
11:30 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?