KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shqipëria, vendi më i korruptuar në rajon
Rajon

Shqipëria, vendi më i korruptuar në rajon

Kosova News
Kosova News 10:32 -08/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

56% e të anketuarve shqiptarë pohojnë se u është kërkuar një ryshfet dhe 47% pranojnë se e kanë dhënë atë.

Të dyja këto shifra janë më të lartat në rajon, sipas raportit të fundit “Monitorimi i sistemit të korrupsionit 2021”, të publikuar nga SELDI, Lidershipi i Europës Juglindore për Zhvillim dhe Integrim.

Sipas raportit, Shqipëria ka presionin dhe përfshirjen më të lartë për korrupsion në Ballkanin Perëndimor për të gjithë treguesi, si për kërkimin e ryshfetit, dhënien e tij, pranueshmërinë e korrupsionit, rënien pre ndaj tij dhe deri në kapjen e shtetit nga bizneset.

“Shqipëria duket të jetë vendi më i prekur nga korrupsioni administrativ më i lartë në rajon me 57% të qytetarëve që u kërkohet ryshfet të paktën herë pas here dhe 47% marrin pjesë realisht në transaksione korrupsioni”, thuhet në raport.

Serbia mbetet vendi me shkallën më të ulët të presionit të korrupsionit në rajon, ndërsa Kosova ka shkallë më të ulët të përfshirjes aktuale në aktivitete korrupsioni me 20% të qytetarëve që kanë paguar ryshfet të paktën në disa raste krahasuar me 23% në Serbi.

Sipas raportit, përfshirja e drejtpërdrejtë në transaksionet e korrupsionit shoqërohet me mbizotërimin e qëndrimeve specifike ndaj korrupsionit dhe sjelljeve korruptive dhe nga perceptimi se korrupsioni është i përhapur në shoqëri.

Një tjetër tregues, ai i pranueshmërisë së korrupsionit pasqyron besimin e qytetarëve se disa praktika korruptive nga zyrtarët publikë janë normale dhe mund të tolerohen.

Në vitin 2021, pranueshmëria është më e larta në Shqipëri (40%), Bosnje dhe Hercegovinë (38%) dhe Maqedoninë e Veriut (37%), por edhe rezultatet më të ulëta (Kosova – 25% dhe Mali i Zi – 27%) mbeten mjaft të larta.

Megjithatë, rënia e vazhdueshme e pranueshmërisë në të gjitha vendet, përveç BiH dhe Malit të Zi që nga viti 2016, tregon rritjen e qëndrueshmërisë ndaj korrupsionit midis qytetarëve, thekson raporti.

Bizneset në Shqipëri e kapin më shumë shtetin

Edhe kapja e shtetit është mbizotëruese në Ballkanin Perëndimor, ku sërish Shqipëria mban rekordin, si një vend ku interesat private ndikojnë ndjeshëm në proceset vendimmarrëse të një shteti në avantazhin e tyre.

Treguesin e presionit për kapjen e shtetit nga bizneset, i cili përqendrohet në presionin e monopolizimit në nivel kombëtar, sektorial ose institucional, Shqipëria e ka 45, më e larta në rajon, së bashku me Bosnjë Hercegovinën. Ndërsa për indikatorin tjetër, mundësuesit e kapjes së shtetit, që përfshijnë faktorë institucionalë dhe mjedisorë në nivel kombëtar, arrin në 50, gati dy herë më i lartë sesa vendi i dytë pas nesh që është Kosova.

Kapja e shtetit në rajon është një mekanizëm përmes të cilit hartimi, miratimi dhe zbatimi i rregullave dhe rregulloreve qeveritare në disa fusha të rëndësishme të funksionimit të qeverisë shtrembërohet në favor të një numri të vogël përfituesish në kurriz të shoqërisë dhe biznesit në përgjithësi.

Raporti shpreh shqetësimin se pavarësisht se kapja e shtetit është e lartë nuk bëhet mjaftueshëm për ta luftuar atë – asnjë nga strategjitë antikorrupsion të miratuara nga vendet e rajonit nuk e përmend atë. Është kryesisht shoqëria civile, dhe me raste partnerët e huaj, që e quajnë atë si një shqetësim të madh. Komisioni Europian, i cili e ngriti atë si një çështje disa vite më parë, tani duket se i shmanget këtij problemi.

Më parë, raportet e progresit të KE-së për vendet në rajon theksonin se kishin gjetur “elemente të qarta të kapjes së shtetit”, ndërkohë që në botimet e fundit fenomeni përmendet vetëm pak, që mund të jetë një reflektim i prioriteteve gjeopolitike për të përshpejtuar zgjerimin përballë kërcënimeve nga Rusia dhe Kina.

Fakti që kapja e shtetit mungon në axhendën antikorrupsion tregon se “masat” që përbëjnë atë axhendë janë kryesisht çështje administrative të cilat nuk mund të ndikojnë në shkaqet më të thella që pengojnë progresin dhe ndërtimin e qëndrueshmërisë demokratike, thekson raporti./monitor/

Gjithashtu lexoni:

Dita e 14-të. Pas 3 orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Thirrjet kundër Ramës në koncertin e Ylli Limanit, reagon kryeministri- Të neveritshme!

​Nga sheshi “Skënderbej” te Kryeministria, qytetarët në Tiranë ringrenë zërin kundër ndërtimit në Zvërnec

Dita e 14-të, nis grumbullimi i protestuesve. Vendosen atlete para Kryeministisë në simbol të largimit të shqiptarëve

Begaj: Bashkëpunimi rajonal, element kyç për stabilitetin evropian

TAGGED: korrupsioni, Shqipëria
Kosova News 08/12/2022 08/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
11° _ 10°
84%
1 km/h
Sat
21 °C
Sun
26 °C
Mon
27 °C
Tue
26 °C
Wed
24 °C

Lajmet e Fundit

Panairi në Lucernë/ Kusari-Lila prezanton mundësitë e investimeve në Kosovë
23:19 -13/06/2026
Thaçit i vazhdohet paraburgimi deri në korrik
23:17 -13/06/2026
VV-ja shkon në 51 ulëse, e pëson AAK-ja
22:57 -13/06/2026
Osmani i ankohet TRT-së së Erdoganit: Nuk tolerohet askush që dëshiron ta kontrollojë gjithçka
22:22 -13/06/2026
U vra nga sulmet e SHBA dhe Izraelit/ Caktohet data e funeralit të ish-udhëheqësit të Iranit, Ali Khamenei
22:10 -13/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?