Stuhia e fortë të martën ka lënë disa dëmtime në Komunën e Suharekës, sa dihen deri më tash.
Kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj, ka publikuar disa fotografi nga dëmet.
Që në mëngjes është paralajmëruar se Kosova do të përballet me mot të paqëndrueshëm, derisa Organizata Evropiane për Parashikimin e Stuhive (ESTOFEX) ka lëshuar alarm të nivelit 3, niveli më i lartë i rrezikut, për Kosovën në mes të disa vendeve të rajonit.
Deri në orën 17:00 nuk është raportuar për dëme të tjera nëpër qytete të Kosovës.
Në paralajmërimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës është thënë se priten reshje intensive, stuhi, breshër dhe erëra të forta.


