KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “Shpronësojeni gjithë fshatin”, banorët e Shipitullës protestojnë para KEK-ut në Prishtinë
Lajme

“Shpronësojeni gjithë fshatin”, banorët e Shipitullës protestojnë para KEK-ut në Prishtinë

Kosova News
Kosova News 14:20 -02/07/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Dhjetëra banorë të fshatit Shipitullë të Obiliqit kanë protestuar të martën para zyrave të KEK-ut në Prishtinë.

Banorët kanë kërkuar takim me Bordin e KEK-ut lidhur me shpronësimet e tokave, por që nuk kanë arritur të takoheshin.

Banori i fshatit Shipitiullë, Mus Mjeku ka thënë se që nga data 24 maj e kanë bërë këtë kërkesë, por nuk ka pasur ndonjë përgjigje nga bordi.

“Ne nuk jemi ardhur me dhunë, nuk jemi ardhur me bë kurrgjë. Nuk jemi ardhur me e sulmuar askënd, vetëm për të treguar që e kemi një kërkesë të kamotshme. I kishim lut dikush nga KEK-u të del me na dhënë një përgjigje, pse që një muaj e gjysmë nuk na ka dhënë përgjigje. Me të 24-tin kemi bërë kërkesë. Nuk kemi përgjigje as pozitive as negative, po te dimë nga të shkojmë. Për në fshatin Shipitullë e dinë edhe bota se kanë marr informata. Ju kisha lut le të pranon dikush të flet ndonjë zyrtarë i KEK-ut”, ka thënë Mjeku.

Ndërsa, Ferki Mjeku ka shtuar se që nga viti 2004, banorët e këtij fshati nuk kanë të drejtë as të ndërtojnë shtëpi.

Mjeku: Na kanë blloku krejt edhe prej 2004-ës nuk na kanë lënë me e ndërtua asnjë shtëpi

“Na kemi ardhur sot me i kërku të drejtat tona. Na është bërë një e padrejtë e madhe na kanë blloku rrugën, na kanë blloku krejt edhe prej 2004-ës nuk na kanë lënë me e ndërtua asnjë shtëpi. Tash neve na kanë anashkalua, rrugën na kanë mbyllë, nuk po kemi si me ja mbajt, kështu që kërkesa jonë është vetëm me na shpronësua. Tokat na kanë marrë vetëm shtëpitë na kanë lënë, ka shumë zhurmë, sidomos natën nuk rrihet prej zhurmës… Protestat nuk do t’i ndalemi kurrë, derisa të na realizohen kërkesat tona”, ka shtuar Mjeku.

Po ashtu, Shemsi Mjeku ka theksuar se nuk do të dorëzohen derisa të marrin një përgjigje nga bordi.

Mjeku, ka potencuar se janë me fakte që disa toka janë shpronësuar në këtë fshat, por se kërkesa është që të shpronësohen në të gjithë fshatin.

“Sipas tregimit të tij, zhurma është e padurueshme si dhe nuk ka rrugë, ambulantë e as shkollë.“Do ta vazhdojmë protestën për çdo herë deri të plotësohen kërkesat…duhet me pas rezultat sepse na kanë bërë të padrejtë. Me fakte, i kanë shpronësua disa të tjera neve nuk na kanë shpronësu për ata po duam ta shpronësojmë të gjithë fshatin. Është e pamundshme, aty është zhurmë, na kanë marrë rrugën, ambulantë nuk ka, as shkollë, duhet me i dërgu në Obiliq, ose me ardhë për Fushë Kosovë me shku në Obiliq. Nuk ka jetë aty, ka shtëpi që nuk i ka as 10 metra ku janë të vendosura. A është e parapamë me ligj të KEK-ut 150 nuk është, a 250 sot me letër, a nuk u ka 200 metra deri në fund të katundit. Me 24 muajit që shkoi ia kemi bërë kërkesën, nuk ka lëviz asgjë duhet me na tregu pse si tek tash po presim ndoshta del dikush”, ka potencuar ai.

Pas mosrealizimit të kërkesës për një takim me bordin e KEK-ut, protestuesit kanë vazhduar tek Ministria e Ekonomisë, pasi edhe në këtë institucion e kanë dërguar kërkesën e njëjtë për takim.

Protestuesit janë duke qëndruar para dyerve të ministrisë duke pritur një takim me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Gjithashtu lexoni:

Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit

Lipjani nënshkruan kontratën për ndërtimin e Memorialit të UÇK-së në Shalë

Mbi 2 milionë kalime në kufirin Kosovë–Shqipëri për dy muaj

Gërvalla: Srebrenica na kujton pasojat e urrejtjes dhe mohimit të tjetrit

Nesër pa kufizime për kamionët mbi 20 tonë

Kosova News 02/07/2024 02/07/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?