Komuna e Gjilanit ka shpërndarë të martën çanta dhe materiale shkollore për 200 fëmijë të familjeve me asistencë sociale, nxënës nga klasa e parë deri të pestën.
Kjo iniciativë ka ardhur në bashkëpunim me organizatën “Islamic Relief Kosova”, teksa kryetari i kësaj komune, Alban Hyseni i ka uruar nxënësit për vitin e ri shkollor.
“Ne iu dëshirojmë një vit të mbarë dhe të suksesshëm në vitin e ri shkollor të gjithë nxënësve”, ka thënë kryetari Hyseni.


