KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shkallë e lartë e ngacmimeve seksuale në vendin e punës në Kosovë
Lajme

Shkallë e lartë e ngacmimeve seksuale në vendin e punës në Kosovë

Kosova News
Kosova News 19:44 -06/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Në një përmbledhje vlerësimesh nga zyra për Qeverisje të Mirë që vepron në kuadër të zyrës së kryeministrit, thuhet se mbi 48 për qind e qytetarëve në Kosovë kanë përjetuar ndonjë formë të ngacmimit seksual në vendin e punës përgjatë jetës së tyre. Shumica prej tyre apo mbi 64 për qind, janë gra.

Këto të dhëna janë pjesë e udhëzuesit për zbatimin e Politikës Kundër Ngacmimeve Seksuale në administratën publike, që u publikua të hënën nga Zyra për Qeverisje të Mirë.

Shefi i kësaj zyreje, Habit Hajredini tha se udhëzuesi është pjesë veprimtarive me të cilat synohet ngritja e shkallës së ndërgjegjësimit të institucioneve qendrore e lokale rreth zbatimit të Politikës Kundër Ngacmimit Seksual, e miratuar nga qeveria në vitin 2020.

“Për të informuar, ndërgjegjësuar institucionet në nivel qendror dhe lokal dhe natyrisht këtë do ta bëjmë me partnerët tanë, me shoqërinë civile. Gjithashtu është detyrim pas politikës që të punohet në ngritjen e kapaciteteve me trajnime të ndryshme të zyrtarëve përgjegjës e në të njëjtën kohë që të krijohen struktura apo mekanizma të përshtatshëm që do të merren me parandalimin dhe luftimin e ngacmimit seksual në administratën publike”, tha zoti Hajredini.

Udhëzuesi tregon se takimet me zyrtarë të komunave në të gjitha rajonet e Kosovës kanë dëshmuar për mungesë të njohurive mbi Politikën Kundër Ngacmimit Seksual si dhe përpjekje të pamjaftueshme për ta zbatuar atë.

Mark Lasser, shef i seksionit për ligj dhe drejtësi në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, me mbështetjen e së cilës është hartuar udhëzuesi, tërhoqi vërejtjen te shkalla e ulët e raportimit të ngacmimeve seksuale.

“Kjo nuk do të thotë që nuk ka raste të ngacmimit seksual, kjo nënkupton që ose njerëzit nuk janë të ndërgjegjshëm për këtë dukuri ose të shqetësuar nga hakmarrje si humbja e vendit të tyre të punës, vendosin të mos raportojnë ngacmimin seksual”, tha ai.

Luljeta Demolli nga Qendra e Kosovës për Studime Gjinore tha se ngacmimi seksual në Kosovë ndërlidhet me rolet hierarkike në institucione.

“Ngacmuesit në vendin e punës zakonisht mbajnë poste të larta në Kosovë dhe e përdorin autoritetin për vendimmarrje mbi aspekte që kanë ndikim të rëndësishëm në karrierën e të punësuarve, ose dëshirojnë të ushtrojnë kontroll dhe pushtet ndaj viktimës. Në anën tjetër viktimat në Kosovë janë tipike pa pushtet, pa vendimmarrje, të cenueshme e të pasigurta dhe në pozita të ulëta, shpesh herë pa kontrata të punës”, tha ajo.

Demolli theksoi se udhëzuesi i publikuar sot do të ndihmojë trajtimin e kësaj dukurie edhe në sektorin privat, ku është mjaft e përhapur.

Sipas një studimi të publikuar këtë vit nga Qendra e Kosovës për Studimore Gjinore, 64 për qind e grave të punësuara në sektorin privat në vend besojnë se ngacmimi seksual është dukuri e pranishme në këtë sektor, por vetëm 10 për qind e tyre thonë të kenë përjetuar këtë lloj ngacmimi./VOA

Gjithashtu lexoni:

Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit

Lipjani nënshkruan kontratën për ndërtimin e Memorialit të UÇK-së në Shalë

Mbi 2 milionë kalime në kufirin Kosovë–Shqipëri për dy muaj

Gërvalla: Srebrenica na kujton pasojat e urrejtjes dhe mohimit të tjetrit

Nesër pa kufizime për kamionët mbi 20 tonë

Kosova News 06/11/2023 06/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
16° _ 13°
69%
Sat
32 °C
Sun
29 °C
Mon
27 °C
Tue
32 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?