Sot në fshatin Bukosh të Suharekës është shënuar 25 vjetori i masakrës në këtë fshat të Suharekës.
Paramilitarët serbë kishin zgjedhur pikërisht shkollën e fshatit duke ekzekutuar dhe masakruar 24 civilë të pafajshëm banorë të fshatit Bukosh dhe fshatrave përreth të Komunës së Suharekës.

Për të nderuar të rënët ishte nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës znj.Saranda Bogujevci së bashku me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje Salih Zyba i cili vie nga ky fshat.
I pranishëm në këtë ceremoni përkujtimore ishte edhe kryetari i komuës z.Bali Muharremaj së bashku me bashkëpunëtor.

Nenkryetarja Bogujevci dhe familjarët e viktimave vendosen lule pranë lapidarit ku ishin të gdhendur emrat e 24 martirëve të cilët u vranë dhe masakruan nga paramilitarët serbë në oborrin e shkollës.
Familjarët e viktimave e mirëpriten znj.Bogujevci dhe ndanë dhimbjen së bashku duke qenë se vetë znj. Bogujevci ishte viktimë e mbijetuar e masakrave serbe.
Ky tubim përkujtimor u përcoll me një program artistik i përgaditur nga nxënësit dhe mësimdhënësit e kësaj shkolle.




