KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Pushteti nuk është privilegj, por përgjegjësi ndaj qytetarëve
Politikë

Kurti: Pushteti nuk është privilegj, por përgjegjësi ndaj qytetarëve

Kosova News
Kosova News 14:53 -19/06/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së mirënjohjeve për shërbyesit civilë të dalluar, të organizuar nga Ministria e Administratës Publike dhe Digjitalizimit, në prag të Ditës Ndërkombëtare të Shërbimit Publik, e cila shënohet më 23 qershor.

Në fjalën e tij hyrëse, Kurti theksoi rëndësinë e shërbimit publik dhe të shërbyesve civilë, duke nënvizuar se administrata është fytyra e Republikës përballë qytetarëve dhe mënyra se si ata e përjetojnë shtetin.

“Shpesh, kur flasim për shtetin, mendojmë për ligje dhe politikanë, për ndërtesa qendrore, për vendime e procedura, për buxhete dhe strategji. Por qytetari nuk e takon shtetin si një nocion abstrakt. Ai e takon shtetin përmes njeriut që i shërben: përmes zyrtarit që e dëgjon, mësuesit që edukon, mjekut dhe infermierit që kujdesen, policit që ruan rendin, inspektorit që mbron sigurinë dhe cilësinë, si dhe nëpunësit që i jep një përgjigje të drejtë, të qartë dhe në kohë”, tha Kurti.
Sipas tij, qeverisja e mirë, transparente dhe në shërbim të qytetarëve nuk është një parullë politike, por një parim udhëheqës.

“Në një republikë demokratike, pushteti nuk është privilegj, por përgjegjësi e lartë. Udhëheqja që shërben nuk pyet ‘sa pushtet kam?’, por ‘çfarë përgjegjësie kam?’. Nuk pyet ‘sa kontrolloj?’, por ‘sa lehtësoj?’. Ky është kuptimi i vërtetë i shërbimit publik”, deklaroi kryeministri në detyrë.

Kurti tha se meritokracia nuk është më vetëm një synim që mbetet në letër, por një mekanizëm objektiv që garanton drejtësi dhe barazi në proceset e rekrutimit.

“Nëpunësi profesional dhe i ndershëm tashmë ka hapësirën dhe mbështetjen e plotë për t’u zhvilluar dhe për t’u vlerësuar mbi bazën e punës dhe përgjegjësisë”, deklaroi ai.

Ai përmendi gjithashtu platformën eKosova, duke e cilësuar atë si një sistem të avancuar të ofrimit të shërbimeve elektronike për qytetarët

Gjithashtu lexoni:

Përfundon rinumërimi në QKN, Elezi: Nëse ka ndonjë gjetje, do të njoftohet Prokuroria

VV përgatitet për zgjedhje të brendshme këtë vit

KQZ gati t’i shpallë rezultatet përfundimtare, pret afatin 48-orësh për ankesa lidhur me rinumërimin

Dyshime për manipulim votash nga Lista Serbe

Kurti: Administrata publike duhet të jetë urë mes qytetarit dhe të drejtave të tij

Kosova News 19/06/2026 19/06/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
15° _ 15°
79%
1 km/h
Fri
28 °C
Sat
28 °C
Sun
29 °C
Mon
30 °C
Tue
26 °C

Lajmet e Fundit

Tragjedi në Lezhë, dy vajza të mitura mbyten në plazhin e Tales
15:41 -19/06/2026
Dogana e Kosovës zbulon dy raste të substancave narkotike në Vërmicë
15:27 -19/06/2026
Maqedonci në Bruksel: Kosova rreshtohet me aleatët e NATO-s për Ukrainën
14:55 -19/06/2026
Përfundon rinumërimi në QKN, Elezi: Nëse ka ndonjë gjetje, do të njoftohet Prokuroria
14:24 -19/06/2026
Shtyhen bisedimet SHBA-Iran, Vance anulon udhëtimin në Zvicër
13:51 -19/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?