KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministri Vitia njofton për hapjen e konkursit dhe prezantohen kriteret e reja për shkollimin specialistik
Shëndetësi

Ministri Vitia njofton për hapjen e konkursit dhe prezantohen kriteret e reja për shkollimin specialistik

Kosova News
Kosova News 15:36 -03/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, të mërkurën në një konferencë për media, bashkë me drejtuesin e Bordit për Shkollim Specialistik, Edmond Haliti, prezantuan hapjen e konkursit për shkollimin specialistik, bazuar në Udhëzimin e ri Administrativ për shkollim specialistik, ku do të ndahen rreth 350 specializime.

Gjatë konferencës për media, Vitia ka thënë se Udhëzimi i ri Administrativ do t’i eliminojë mungesat e hasura, do të mundësojë një sistem më të mirë të shkollimit specialistik dhe do të rregullojë një herë e mirë çështjet e përgjegjësive të specializantëve në lidhje me respektimin e kontratave të nënshkruara, etj.

Numri i specializimeve do të mbështetet në tri kriteret bazë, sipas njoftimit të MSH-së, kuadrin deficitar, kapacitetet mentoriale, dhe kapacitetet infrastrukturore.

“Në kuadër të kësaj, Bordi për Shkollim Specialistik, ka arritur të përpilojë “Ditarin e Specializantit”. Po ashtu, në bashkëpunim me Departamentin e Sistemit të Informimit Shëndetësor, ka përpiluar Data-bazën apo Modulin Elektronik. Këto metoda do të shërbejnë për monitorimin dhe evidentimin e punës së specializantit gjatë shkollimit specialistik, e që deri më tani e gjithë kjo ka qenë e evidentuar në një librezë e cila i ngjan asaj të stazhit postdiplomik”, ka thënë Vitia.

“Duke marrë parasysh numrin e madh të specializantëve në konkursin e vitit 2020, mbi 1 mijë e 500 specializantë, pa planifikime strategjike duke tejkaluar planifikimin e burimeve njerëzore pa e evidentuar paraprakisht kuadrin deficitar dhe pa asnjë parashikim të kapaciteteve mentoriale dhe infrastrukturore, ka bërë që të mbingarkohen disa klinika. Po ashtu, janë krijuar edhe mungesa të kuadrit profesional në disa lëmi të tjera. Jemi dëshmitarë se në disa drejtime specialistike të Klinikës së Stomatologjisë, numri i specializantëve për një mentor klinik shkon deri 14 specializantë, ku sipas Udhëzimit Administrativ 05/2017 (neni 47) thuhet se një mentor klinik mund të ketë nën mbikëqyrje jo më shumë se 3 specializantë”, theksoi ai. Si pasojë e kësaj, shtoi Ministri Vitia, “ne sot në planifikimet e bëra, e kemi të pamundur të shtojmë numrin e nevojshëm të specializimeve, sidomos në lëmit deficitare, për arsyen e mos tejkalimeve buxhetore”, shtoi Vitia, sipas njoftimit të MSH-së.

Edmond Haliti, kryesues i BQSHS, ka thënë se me rastin e planifikimit të këtij konkursi janë konsultuar platforma të ndryshme ligjore dhe përvojat e vendeve të suksesshme dhe është bërë një zgjidhje optimale për t’i përmbushur nevojat e institucioneve shëndetësore të vendit.

“Në kuadër të këtyre planifikimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, në bazë të vlerësimit nga Departamenti i Burimeve Njerëzore dhe Departamenti i Zhvillimit Strategjik, është vendosur që më këtë konkurs të ndahen rreth 350 specializime për lëmi kilnike, nga Mjekësia familjare dhe për nevoja të institucioneve shëndetësore private”, thuhet në njoftim.

“Të gjithë specializantët që do të pranohen në kuadër të Institucioneve Publik Shëndetësore, do të financohen nga Institucionet përkatëse, sipas kërkesave të tyre drejtuar Ministrisë për nevoja për stafit profesional”, vijon njoftimi.

Gjithashtu lexoni:

Kujdes nga gjarpërinjtë, IKSHPK publikon udhëzime për mbrojtje gjatë qëndrimit në natyrë

Modeli i frymëmarrjes është po aq unik sa gjurmët e gishtit dhe mund të zbulojë shumë për shëndetin tuaj

Ky gabim i zakonshëm me kondicionerin dëmton shëndetin dhe shumica nuk e kuptojnë fare

Kurti e Vitia vendosin gurthemelin e QKMF-së 2.4 milionëshe në Shtime

125 raste me kancer gjiri në QKUK gjatë këtij viti, falë metodës “Sentinel” u shpëtuan 22 gra nga heqja e gjirit

Kosova News 03/05/2023 03/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
scattered clouds
27° _ 25°
45%
6 km/h
Fri
25 °C
Sat
26 °C
Sun
28 °C
Mon
31 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

VV në Prizren me aksion simbolik pas arrestimit të zyrtarës së urbanizmit: Komuna është shndërruar në vatër të krimit ndërtimor
17:32 -20/06/2025
U arrestua për keqpërdorim detyre,prokuroria kërkon paraburgimin  ndaj  zyrtares së urbanizmit  në Prizrenit
17:21 -20/06/2025
Këshilli Drejtues i Institutit Albanologjik emëron ud.  të drejtoreshës  Meliza Krasniqi, gruan e kryetarit të PDK-së Memli Krasniqi
16:27 -20/06/2025
DHTIK: Hiqet përkohësisht bllokada për regjistrimin e automjeteve
15:55 -20/06/2025
Osmani: Refugjatët janë histori mbijetese, force dhe shprese
15:32 -20/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?