KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Modeli i frymëmarrjes është po aq unik sa gjurmët e gishtit dhe mund të zbulojë shumë për shëndetin tuaj
Shëndetësi

Modeli i frymëmarrjes është po aq unik sa gjurmët e gishtit dhe mund të zbulojë shumë për shëndetin tuaj

Kosova News
Kosova News 20:55 -17/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Në një studim të ri, shkencëtarët kanë arritur të identifikojnë individët vetëm përmes modelit të tyre të frymëmarrjes me saktësi prej afro 97 për qind. Shumë shpejt ky model mund të shfrytëzohet për të diagnostikuar probleme shëndetësore

Studiuesit zbuluan se secili person ka një model frymëmarrjeje unik, i cili lidhet me karakteristikat fizike dhe mendore të tij. Rezultatet u botuan në revistën shkencore Current Biology.

Megjithëse ndodh në mënyrë të pavetëdijshme, frymëmarrja kontrollohet nga një rrjet kompleks truri. “Ajo duhet të jetë e koordinuar pothuajse me gjithçka,” shpjegon Noam Sobel, neurobiolog në Institutin Weizmann të Shkencës në Izrael. Nga të folurit, te noti e deri te përqendrimi, sistemi i frymëmarrjes bashkëpunon me zona të ndryshme të trurit, përfshirë ato që kontrollojnë gjuhën, emocionet dhe lëvizjet.

Sipas neuroshkencëtarit, Detlef Heck nga Universiteti i Minesotës, çdo frymëmarrje ndryshon presionin në zgavrën e hundës dhe aktivizon neurone që dërgojnë sinjale në tru, duke ndikuar në përqendrim, kujtesë, madje edhe në rregullimin e stresit,

Studimi dhe rezultatet

Shkencëtarët zhvilluan një pajisje të lehtë që vendoset në hundë dhe mat vazhdimisht qarkullimin e ajrit për 24 orë. Njëqind të rritur të shëndetshëm e përdorën pajisjen gjatë aktiviteteve të përditshme, duke regjistruar gjithashtu aktivitetet në një aplikacion mobil.

Çdo pjesëmarrës kishte një model frymëmarrjeje tërësisht të ndryshëm. Me ndihmën e inteligjencës artificiale, studiuesit arritën të identifikojnë individët vetëm përmes këtyre modeleve me 96.8% saktësi, një saktësi që qëndroi konstante edhe pas dy vjetësh.

Kjo “shenjë dalluese e frymëmarrjes” ofronte gjithashtu të dhëna për gjendjen mendore e fizike të individit, për shembull, ata me ankth më të lartë kishin frymëmarrje më të shkurtra dhe me pauza më të çrregullta gjatë gjumit.

Hunda dhe truri: një lidhje evolutive

Sipas studiuesve, hunda është shumë e lidhur me trurin për shkak të zhvillimit të shqisës së nuhatjes, një nga shqisat më të hershme te gjitarët. Frymëmarrja përmes hundës ndikon në krijimin e imazheve mendore dhe kujtimeve, çka e bën të rëndësishme edhe për përpunimin e informacionit vizual dhe hapësinor.

Sipas Daniel Kluger, neuroshkencëtar nga Universiteti i Münsterit në Gjermani, njerëzit arrijnë rezultate më të mira në detyra vizuale ose të kujtesës kur marrin frymë sesa kur nxjerrin frymën – kjo ndodh sepse truri është më i ndjeshëm ndaj informacionit të ri gjatë frymëmarrjes.

Mund të ndryshosh trurin duke ndryshuar frymëmarrjen?

Studiuesit besojnë se kjo qasje e re mund të përdoret për të zhvilluar mjete të reja diagnostikuese për gjendjet mendore dhe fizike.

“A është frymëmarrja që ndikon në depresion apo depresioni që ndikon në frymëmarrje?” pyet Sobel. Nëse është opsioni i parë, atëherë trajnimi për një frymëmarrje të ndryshme mund të ndihmojë në lehtësimin e simptomave të depresionit apo ankthit.

Përfundimisht, shkencëtarët janë në rrugën e duhur për të kuptuar më shumë rreth lidhjes së ndërsjellë mes trurit dhe frymëmarrjes, një fushë që jo vetëm që mund të transformojë diagnozën mjekësore, por edhe mënyrën se si e kuptojmë vetveten.

Gjithashtu lexoni:

QKUK: 136 ndërhyrje për rindërtimin e gjirit,pa pritje dhe me implante falas

Studimi: Fërkimi i syve mund të çojë në probleme të përhershme të shikimit

Jarinjë – Dogana sekuestron mbi 7 mijë produkte farmaceutike të padeklaruara

AUV: Komisioni konstatoi se “Vita” ka shkelur vendimin për ndalimin e përdorimit të qumështit pluhur dhe vajit të palmës

Mungesa e barnave nga lista esenciale, SHSKUK-ja ndan mbi 2 milionë euro për furnizim

Kosova News 17/06/2025 17/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
18° _ 16°
78%
Wed
28 °C
Thu
27 °C
Fri
29 °C
Sat
33 °C
Sun
21 °C

Lajmet e Fundit

Agon Bytyqit i vazhdohet mandati si zv/drejtor i AKI-së
15:12 -08/07/2026
Dëmtimi i kompleksit memorial në Podujevë, reagon ashpër ministri Hoti
14:48 -08/07/2026
Policia mbyll 19 lokale gjatë aksionit kundër trafikimit me njerëz, arrestohen 15 persona
14:12 -08/07/2026
​16 subjekte politike nuk arritën të merrnin as nga 1 për qind të votave më 7 qershor
13:53 -08/07/2026
Gjendja e rrugës Prishtinë-Podujevë, jep detaje të reja ministri Basha
13:30 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?