KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » VV në Prizren me aksion simbolik pas arrestimit të zyrtarës së urbanizmit: Komuna është shndërruar në vatër të krimit ndërtimor
Politikë

VV në Prizren me aksion simbolik pas arrestimit të zyrtarës së urbanizmit: Komuna është shndërruar në vatër të krimit ndërtimor

Kosova News
Kosova News 17:32 -20/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren ka reaguar përmes një aksioni simbolik pas arrestimit të zyrtarës së Urbanizmit Shpresa Osmanollaj e cila  dyshohet për keqpërdorime të rënda në lëshimin e lejeve ndërtimore nga Drejtoria e Urbanizmit në Komunën e Prizrenit.

Në reagimin e saj, Vetëvendosje thotë se ky rast është vetëm maja e ajsbergut të një sistemi të kapur, ku Komuna e Prizrenit është shndërruar në vatër të krimit ndërtimor dhe pasurimit klientelist. Aksioni simbolik i zhvilluar sot nga aktivistët e kësaj partie, përmes rrethimit të ndërtesës komunale me shirita “Zonë e Krimit”, kishte për qëllim të denoncojë publikisht, siç u tha, “kapjen e institucioneve dhe degradimin e qytetit”.

“Ky skandal nuk përfundon me një zyrtare të ndaluar. Përgjegjësia fillon në majë të piramidës. Adresa e krimit është Shtëpia e Bardhë, me tandemët që udhëheqin këtë komunë – Totaj dhe Elshani”, thuhet në deklaratën e VV-së.

Hulumtimi i “Betimi për Drejtësi” kishte zbuluar se Osmanollaj, në kundërshtim me Ligjin për Ndërtim dhe Hartën Zonale të Prizrenit, kishte lëshuar leje ndërtimore për objekte që kapnin vlerë milionëshe, përfshirë rastin e “Albanica Home”, i lidhur me vëllain e shefit të kabinetit të kryetarit të komunës. Ajo dyshohet gjithashtu për lëshim të certifikatave përdorimi për objekte që nuk përmbushnin kushtet ligjore ndërtimore.

Vetëvendosje kërkon hetim të thelluar nga organet e drejtësisë dhe dorëheqje të menjëhershme të të gjithë zyrtarëve të përfshirë në këtë zinxhir të keqpërdorimeve.

“Prizreni meriton transparencë, drejtësi dhe zhvillim të qëndrueshëm urban – jo pazare me betonin dhe ligjin”, përfundon reagimi i VV-së.

Gjithashtu lexoni:

“S’mund të ketë qeveri anti-amerikane nga një popull pro-amerikan”, thotë Kusari-Lila

Aleanca: Nëse plotësohen kërkesat tona, e pranojmë Konjufcën president

Kryetari i Kamenicës merr lajmin e mirë: E vërteta mund të vonojë, por asnjëherë nuk humb

UEFA cakton datën e shortit të Ligës së Kampionëve 2026/27

Zulfaj takon përfaqësuesen e BE-së, diskutojnë për reformat dhe procesin e integrimit evropian

Kosova News 20/06/2025 20/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
clear sky
13° _ 11°
80%
1 km/h
Sun
31 °C
Mon
30 °C
Tue
32 °C
Wed
35 °C
Thu
33 °C

Lajmet e Fundit

Aeroplani përplaset mbi shtëpinë e një familjeje në Gjermani, dy persona humbin jetën
20:47 -25/07/2026
Mbyt qenin me veturë në Ulqin dhe tenton të arratiset, arrestohet në kufi
20:26 -25/07/2026
Krasniqi: Pres që aktgjykimi ta dëshmojë pastërtinë e luftës së UÇK-së
20:01 -25/07/2026
Alarm për sulm iranian me raketë ndaj Trumpit, presidenti u largua nga Turqia me Air Force One-in e vjetër
19:38 -25/07/2026
Rënia e temperaturave, nesër pa kufizime për automjetet mbi 20 tonë
19:14 -25/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?