KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » SHBA-ja në eksport, Turqia në import – partnerët kryesorë tregtar të Kosovës gjatë 2022-ës
Ekonomi

SHBA-ja në eksport, Turqia në import – partnerët kryesorë tregtar të Kosovës gjatë 2022-ës

Kosova News
Kosova News 16:43 -16/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Shtetet e Bashkuara të Amerikës për eksport të produkteve dhe Turqia për importin e tyre, janë partnerët kryesorë tregtar të Kosovës gjatë vitit 2022.

Kështu thuhet në të dhënat e Doganës së Kosovës të përpunuara nga Instituti për Studime të Avancuara GAP, duke shtuar se këto dy vendet përbëjnë me nga rreth 15 për qind të fuqisë tregtare të vendit tonë.

Sipas të dhënave, pas SHBA-së me 131.1 milionë euro, vjen Maqedonia e Veriut me 117.8 milionë euro apo 13.6 për qind të eksporteve, ndjekur nga Shqipëria me 110.7 milionë euro apo 11.59 për qind, Gjermania me 81.9 milionë euro apo 9.43 për qind, përcjell Telegrafi.

Zvicra me 64.3 milionë euro apo 7.4 për qind, Serbia me 60.7 milionë euro apo 6.98 për qind, Italia me 40.3 milionë euro apo 4.95 për qind, Mali i Zi me 37.8 për qind, ndërsa Sllovenia dhe Turqia përbëjnë 3.42 për qind, përkatësisht 2.72 për qind të të gjithë vlerës së eksporteve.

Për sa i përket importeve, pjesëmarrja e Turqisë në bilancin tregtar është 14.98 për qind apo 839.2 milionë euro, pasuar nga Gjermania me 605.2 milionë euro apo 10.8 për qind, Kina me 545.6 milionë euro apo 9.74 për qind, Serbia me 371.6 milionë euro apo 6.63 për qind, Greqia me 5.49 për qind.

Maqedonia e Veriut me 281.2 milionë euro apo 5.02 për qind, Italia me 271.4 milionë euro apo 4.84 për qind, Shqipëria me 255.3 milionë euro apo 4.56 për qind, Sllovenia me 243.7 milionë euro apo 4.35 për qind dhe Arabia Saudite me 86.2 milionë euro apo 3.88 për qind të fuqisë tregtare për import.

Dogana e Kosovës thotë se të hyrat e mbledhura për në vitin 2022 ishin 1 miliard e 531 milionë euro apo 11.23 për qind më shumë.

Vlera e mallrave të importuar është 5 miliardë e 603 milionë euro apo 20 për qind më shumë se vitin paraprak, ndërsa vlera e mallrave në eksport ishte 869.5 milionë euro.

Rritja e gjithmbarshme krahasuar me vitin paraprak për nga vlera është 22 për qind më shumë se në vitin 2021 ku vlera e mallrave në eksport ishte 712.8 milionë euro. 

Gjithashtu lexoni:

Publikohen pamje nga punimet në rrugën Prizren–Tetovë, projekti që pritet të lehtësojë lidhjen Kosovë–Maqedoni e Veriut

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese, mbi 75 mijë hektarë të mbjella me drithëra

Dogana e Kosovës inkason mbi 1 miliard euro të hyra për gjashtë muajt e parë të vitit

Kusari-Lila u bën thirrje bizneseve të raportojnë çdo tentativë mashtrimi gjatë procesit të granteve

ATK prezanton rezultatet e gjashtëmujorit: Rritje e të hyrave dhe shtim i kontrolleve në terren

Kosova News 16/01/2023 16/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
16° _ 13°
69%
Sat
32 °C
Sun
29 °C
Mon
27 °C
Tue
32 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Mbi 2 milionë kalime në kufirin Kosovë–Shqipëri për dy muaj
18:47 -11/07/2026
Gërvalla: Srebrenica na kujton pasojat e urrejtjes dhe mohimit të tjetrit
18:28 -11/07/2026
Nesër pa kufizime për kamionët mbi 20 tonë
17:56 -11/07/2026
Kurti në Kongresin e BSPK-së: Paga minimale është rritur në 500 euro, po forcojmë mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve
17:45 -11/07/2026
Alarm në Kinë, tajfuni i madh drejt vendit – evakuohen mbi 600 mijë njerëz
16:21 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?