KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti në Kongresin e BSPK-së: Paga minimale është rritur në 500 euro, po forcojmë mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve
Ekonomi

Kurti në Kongresin e BSPK-së: Paga minimale është rritur në 500 euro, po forcojmë mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve

Kosova News
Kosova News 17:45 -11/07/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka marrë pjesë në Kongresin e Nëntë Zgjedhor të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, ku ka theksuar rëndësinë e rolit të sindikatave në mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve dhe forcimin e dialogut social në vend.

Në një postim, Kurti u shpreh se BSPK-ja, me angazhimin e saj të vazhdueshëm për mbrojtjen e punëtorëve, përbën një organizim të rëndësishëm për shoqërinë dhe zhvillimin e vendit.

Ai tha se Kosova ndodhet në një fazë të rëndësishme të konsolidimit ekonomik dhe institucional, ndërsa punëtorët, sipas tij, mbeten shtylla kryesore e zhvillimit.

“Kjo është arsyeja pse politikat tona janë të orientuara drejt ndërtimit të një tregu pune më të drejtë dhe më dinjitoz për të gjithë”, ka shkruar Kurti.

Kryeministri në detyrë rikujtoi se nga ky muaj paga minimale në Kosovë është rritur në 500 euro, duke e cilësuar këtë si një nga masat për përmirësimin e pozitës së punëtorëve.

Ky është postimi i plotë i tij:
Sot isha i nderuar me mundësinë që të mbajë një fjalë rasti në Kongresin e Nëntë Zgjedhor të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), që me punën e vazhdueshme e të palodhshme për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve dhe rolin thelbësor në forcimin e dialogut social në vend, përbën një organizim të rëndësishëm.

Republika e Kosovës po kalon në një fazë të rëndësishme të konsolidimit ekonomik dhe institucional, në të cilën punëtorët mbesin shtylla kryesore e zhvillimit. Andaj edhe politikat tona janë të orientuara në drejtim të ndërtimit të një tregu pune më të drejtë dhe më dinjitoz për të gjithë.

Derisa nga ky muaj paga minimale u ngrit në 500 euro, njëkohësisht po punojmë për fuqizimin e institucioneve që garantojnë zbatimin e legjislacionit. Muajin e kaluar është hapur konkursi për 39 inspektor të rinj, prej të cilëve 24 për siguri dhe shëndet në punë dhe 15 për marrëdhënie pune.

Gjithashtu lexoni:

Basha diskuton me homologun e tij maqedonas për rrugën Prizren-Tetovë

Kurti pret në takim shefin e ri të EULEX-it, diskutojnë për sundimin e ligjit dhe sigurinë

Gjenden mbetje kockore në Zubin-Potok, dyshohet se u përkasin së paku 23 individëve

PDK i prezantoi si “prodhues vendorë”, por në aksionin para Qeverisë del se ata janë militantë të PDK-së

Presidentja (u.d.) Haxhiu takon Hargreaves-in, flasin për ‘‘nevojën e dialogut politik’’ për dalje nga ngërçi institucional

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?