KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shahu si lëndë zgjedhore në shkolla, cilat janë pengesat dhe përfitimet e saj?
Arsim

Shahu si lëndë zgjedhore në shkolla, cilat janë pengesat dhe përfitimet e saj?

Kosova News
Kosova News 11:57 -08/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Seketari i Federatës së Shahut në Kosovë, Burhan Misini, ka thënë se një qëllim i federatës mbetet hyrja e lëndës së shahut në kurikulat mësimore, në cilësinë e lëndës zgjedhore.

Një pengesë drejt shahut në cilësinë e lëndës zgjedhore, Misini thotë se janë kushtet e paracaktuara të MASHTI-t dhe MKRS-së, kushte këto që Misini i cilëson si “të papranueshme”.

“Qëllimi kryesor i Federatës së Shahut të Kosovës edhe vitet e kaluara edhe në të ardhmen siç e ceku edhe Mentori, është hyrë lënda mësimore si landë zgjedhore, të hyjë nëpër shkolla. Ky është qëllimi. Kemi kontaktuar me MASHTI-n, MKRS-n por ku po ngecim është kushti që lënda të ligjërohet nga mësuesi i Edukatës Fizike, gjë që për neve është pak e papranueshme, sepse një trajnim treditor i një arsimtari për të dhënë këtë lëndë nuk më duket e rregullt, ndërsa ministria sa po më duket nuk ka dëshirë të shtojë edhe staf me pagesë, kështu po mundohen që “all in one” (të gjitha në një)”, ka deklaruar ai.

Por sa shkolla të shahut ekzistojnë aktualisht në vend? Trajneri Bislimi thotë se është vetëm një.

“Momentalisht shkolla e vetme e shahut që ekziston në Kosovë është Shkolla e Shahut “Dardania” ku të rinjtë mund të shkojnë dhe të fillojnë të mësojnë hapat e parë të mësimit, mirëpo ka edhe mënyra të bollshme sot, përmes internetit, përmes librave që të fillojnë të mësojnë shahun. Loja e shahut ka përfitime siç thamë edhe në ngritjen e koncentrimit, mënyrën kritike të të menduarit, ndikon në zgjerimin e kapacitetit të memories në përgjithësi. Shahu është një lojë komplekse, përbëhet prej tri fazave, mirëpo fillestarët duhet të orientohen jo në hargjimin e kohës mirëpo duhet të orientohn më shumë në dy fazat e tjera, por principet e lojës së shahut duhet t’i zbatojnë. Principi domethënë varësisht prej kohës sa ata e kanë në dispozicion për mësimin gjatë ditës, sepse loja e shahut është lojë ditore, ajo duhet të luhet çdo ditë që të perfeksionohet. Sa më shumë praktikë aq më mirë! Mirëpo principet nuk duhen mësuar në mënyrë të ngurtë, por ato duhet të dihen si të zbatohen, ka përjashtime mirëpo duhet të dinë ku të zbatohen e ku jo”, ka thënë ai në Radio Dukagjini.

Se shahu është një lojë shumë e bukur e krahas kësaj është edhe ushqim për trurin pajtohen që të dy. Por aftësitë në shah janë të lindura apo produkt i punës?

“Talenti në çdo sport është shumë i rëndësishëm, mirëpo mendoj që puna e bën të veten. Puna dhe mënyra se si duhet të mësohen metodat e punës, sepse talenti është 3-5 për qind, mirëpo jo çdoherë, nëse ti nuk e praktikon, nëse nuk e luan, nëse nuk i përkushtohesh një larmie të caktuar për avancim, atëherë talenti do të jetë një kapital i vdekur”, ka thënë trajneri dhe shahisti, Mentor Bislimi.

Ky i fundit ka thënë se interesimi i të rinjve është duke u rritur vazhdimisht, dhe në të po kontribuojnë emisionet vendore, siç është ai i ‘Shpirtit të vikendit”.

Se nga kur preferohet të fillohet të mësohet, trajneri Bislimi ka thënë se mosha e preferuar për të filluar hapat e parë në shah është mosha 4-vjeçare, ndonëse sipas tij nuk përjashtohen as rastet në histori kur kanë filluar më herët.

Gjithashtu lexoni:

MASh diskuton me drejtorë komunalë të arsimit për hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+

MASh ndan 100 bursa për nxënësit e Arsimit Profesional, aplikimi hapet deri më 1 tetor

Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit

Rreth 300 studentë nga vende të ndryshme të botës i bashkohen Universitetit Veror në Prishtinë

MASh fillon hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+

Kosova News 08/04/2023 08/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

MASh diskuton me drejtorë komunalë të arsimit për hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+
19:06 -09/07/2026
Abdixhiku i përgjigjet pozitivisht ftesës së Kurtit për takim
18:39 -09/07/2026
Policia në Mitrovicë nis fushatë kundër dhunës në familje
18:29 -09/07/2026
Rama takon Erdoganin pas samitit të NATO-s, ndan foto nga pritja në Pallatin Presidencial
18:07 -09/07/2026
Haziri largohet nga mbledhja e LDK-së: Po analizohen rezultati zgjedhor dhe kërkesat për koalicion
18:03 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?