KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Serbët nga Kosova nisen në këmbë për në tubimin e Vuçiqit në Beograd
Lajme

Serbët nga Kosova nisen në këmbë për në tubimin e Vuçiqit në Beograd

Kosova News
Kosova News 15:22 -06/04/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Më shumë se 150 serbë nga Kosova sot në mëngjes janë nisur në këmbë për në Beograd, për të marrë pjesë në mbledhjen e së shtunës, më 12 prill, me rastin e themelimit të Lëvizjes për Popullin dhe Shtetin, të cilën presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e paralajmëron për fundjavën në vijim.

Portali Kosova online raporton se serbët nga Graçanica dhe qytetet përreth të Kosovës, u nisën në një kolonë në një udhëtim prej 250 kilometrash.

Lexo po ashtu:

Arrestohen katër “pelegrinë” serb në Gjakovë – mes tyre një toger dhe një kapiten i ushtrisë së Serbisë

“Moti i keq, shiu dhe bora nuk do të na pengojnë të arrijmë qëllimin tonë dhe të arrijmë të gjallë dhe të mirë në tubimin e madh që mbahet të shtunën. Ne nga Kosova do ta mbrojmë Kosovën tonë edhe në Beograd sepse vendi ynë është i sulmuar si nga jashtë ashtu edhe nga brenda”, tha Ivan Cvetkoviq.

Vuçiq më herët ftoi nga TikToku qytetarët në një tubim më 12 prill, duke thënë se “tash e disa muaj po organizohet përpjekja për të përmbysur Serbinë” nga jashtë dhe nga brenda dhe se, siç tha ai, “duhet ta kthejmë shtetin e vjedhur”.

“Ju vendosni se në çfarë lloj vendi dëshironi të jetoni. Ju pyesni veten. Dhe po, nesër mund të jetë tepër vonë. Serbia do të fitojë! Shihemi në Beograd më 12 prill në orën 19:00”, tha Vuçiç në një postim në TikTok.

Presidenti i Serbisë paraprakisht njoftoi se në takimin në Beograd do të prezantohet lëvizja për popullin dhe vendin, të cilën e ka iniciuar.

Lexo po ashtu:

Kurti mbledh Këshillin e Sigurisë, diskutohet sulmi në Postën e Kosovës, arrestimi i 4 serbëve në Gjakovë dhe ndërhyrja e Vuçiqit në zgjedhje

Gjithashtu lexoni:

Numërohen 10 për qind e votave, këta janë 10 më të votuarit e VV-së

Gërvalla: Hapet konsultimi publik për Byronë e Pasurisë

Rama për Reuters: Shqipëria do të vazhdojë ndërtimin e resortit luksoz, pavarësisht protestave

Ushtruesja e detyrës së shefit të Zyrës BE-së në Prishtinë uron Kurtin, kërkon formim të shpejtë të institucioneve

Vjosa Osmani “tërhiqet” pas reagimeve, PDK-ja s’ka vija të kuqe

Kosova News 06/04/2025 06/04/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
few clouds
17° _ 17°
81%
1 km/h
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C
Fri
15 °C

Lajmet e Fundit

Numërohen 10 për qind e votave, këta janë 10 më të votuarit e VV-së
22:59 -08/06/2026
Gërvalla: Hapet konsultimi publik për Byronë e Pasurisë
21:55 -08/06/2026
Ndalohet në Bërnjak një veturë me targa serbe, pasagjerit i gjenden rreth 30 mijë euro
21:53 -08/06/2026
Rama për Reuters: Shqipëria do të vazhdojë ndërtimin e resortit luksoz, pavarësisht protestave
20:55 -08/06/2026
Ushtruesja e detyrës së shefit të Zyrës BE-së në Prishtinë uron Kurtin, kërkon formim të shpejtë të institucioneve
20:12 -08/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?