KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Senati i UP-së miraton tri rregullore për standarde në avancime
ArsimLajme

Senati i UP-së miraton tri rregullore për standarde në avancime

Kosova News
Kosova News 14:38 -01/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Mbledhja e katërmbëdhjetë e Senatit të Universitetit të Prishtinës ka rezultuar me miratimin e disa prej rregulloreve kryesore, që sipas UP-së do të vendosin rregulla të qarta për avancimet e personelit dhe rekrutimin e diasporës akademike.

“Me disa plotësime të dakorduara të versionit të fundit, senatorët njëzëri miratuan Rregulloren për transferim, programin “Brain Gain” dhe rastet e nevojës së jashtëzakonshme të rekrutimit të personelit akademik, që synon sjelljen në UP të kuadrove të talentuar dhe ndërkombëtarisht konkurrues me ndonjë shkallë shkollimi të kryer në 400 universitetet më të mira në botë”, thuhet në njoftimin e UP-së.

Tjetër rregullore që u miratua nga senatorët e Seantit të UP-së është edhe ajo për procedurat përzgjedhëse lidhur me emërimin, avancimin dhe rizgjedhjen e personelit akademik në Universitetin e Prishtinës.

Po kështu është votuar edhe rregullorja e veçantë e Fakultetit të Arteve për të njëjtën çështje.

“Këto tri rregullore kanë për qëllim standarde të larta për avancimet në UP dhe rekrutimin e personelit cilësor, në mënyrë që të ngrihet në vazhdimësi niveli i mësimdhënies dhe kërkimit shkencor në universitetin numër një të vendit e përtej. Të tri rregulloret e aprovuara sot, janë në harmoni me Statutin e Universitetit të Prishtinës që hyri në fuqi në korrik të vitit 2024”, thuhet në njoftimin e UP-së rreth vendimeve të marra një ditë më parë, më 30 prill.

Ndërkohë, bëhet e ditur se për shkak të disa ndryshimeve e plotësimeve, u shtynë për t’u shqyrtuar dhe votuar në mbledhjen e muajit maj, Rregullorja për punën dhe procedurat në Këshillin e Etikës të Universitetit të Prishtinës, Kodi etik për personelin akademik të këtij universiteti dhe shpallja e konkursit për bashkëpunëtorë të jashtëm vendas e ndërkombëtarë të UP-së, bashkë me vazhdimin e angazhimit të bashkëpunëtorëve aktualë.

Senati, gjithashtu, ka aprovuar hapjen e konkursit për studentë ndërkombëtarë në programet e përbashkëta të Fakultetit Juridik dhe atë të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe ratifikoi një temë doktorate e miratoi një temë tjetër të këtij niveli të studimeve dhe mentorin e saj.

Gjithashtu lexoni:

Moti sot me diell

Vendoset gurthemeli i pishinës gjysmë-olimpike në Podujevë

Hyseni: 12 parqe, frymëmarrje për Gjilanin

Moti sot me diell, temperaturat deri në 30 gradë Celsius

WSJ: Trump Miratoi Planin për Bombardimin e Iranit

Kosova News 01/05/2025 01/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
thunderstorm
21° _ 21°
73%
1 km/h
Fri
25 °C
Sat
26 °C
Sun
29 °C
Mon
32 °C
Tue
31 °C

Lajmet e Fundit

Britania e Madhe dhe SHBA: Irani nuk mund të pajiset me armë bërthamore
08:50 -20/06/2025
Moti sot me diell
08:33 -20/06/2025
Abdixhiku: Nëse Kushtetuesja merr vendim për votimin e fshehtë, ne do të tregojmë votën kundër në kamera
23:45 -19/06/2025
Gërvalla: Mbështetja e aleatëve, thelbësore për rrugën euroatlantike
22:34 -19/06/2025
Auditori: PDK-ja pa dokumentacion për qira dhe kontribute, shkelje në menaxhimin financiar
16:55 -19/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?