KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Britania e Madhe dhe SHBA: Irani nuk mund të pajiset me armë bërthamore
Botë

Britania e Madhe dhe SHBA: Irani nuk mund të pajiset me armë bërthamore

Kosova News
Kosova News 08:50 -20/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Forcat izraelite rrëzuan disa dronë iranianë gjatë natës, ndërsa bombardimet e Iranit veriperëndimor vazhduan. Përpara bisedimeve bërthamore Iran-BE, Sekretari i Jashtëm Britanik thotë se ka një dritare dy-javore për diplomaci.

Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, ka udhëtuar drejt Gjenevës për një takim me homologët e tij francezë dhe gjermanë, si dhe me ministrin e Jashtëm iranian, Abbas Araghchi.

Bisedimet do të jenë të parat midis udhëheqësve iranianë dhe perëndimorë që kur Izraeli filloi sulmet e tij një javë më parë dhe pritet të përqendrohen në sjelljen e Iranit në tryezën e negociatave.

Lammy, është deklaruar pas takimit me homologut të tij amerikan, Marco Rubio.

Lammy e ka përshkruar situatën në Lindjen e Mesme si “të rrezikshme” dhe ka thë më  se të dy kishin diskutuar për mënyrat se si të “zgjidhet çështja bërthamore në afat të gjatë”.

“Një dritare ekziston tani, gjatë dy javëve të ardhshme, për të arritur një zgjidhje diplomatike”, ka theksuar ai.

Sipas zëdhënësit të Rubio-s , të dy gjithashtu kanë  rë në dakord se “Irani nuk mund të zhvillojë apo të pajiset kurrë me një armë bërthamore”.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se do të marrë një vendim për përfshirjen e SHBA-së në çështjen e Iranit brenda dy javësh.

Ndërsa ushtria izraelite tha se kreu sulme në disa vende në Iran gjatë natës me një flotë prej 60 avionësh
.
“Objektivat janë objektet ushtarake të destinuara për prodhimin e raketave dhe një qendër kërkimore bërthamore”, tha IDF në një deklaratë. 

Nga ana tjetër, autoritetet lokale në Izrael konfirmuan se Teherani kreu një sulm të ri në territorin izraelit në jug të vendit gjatë natës.

Pas raportimeve për sulme iraniane në Izraelin jugor, në mediat sociale po qarkullojnë foto të një zjarri që shpërtheu pranë ndërtesës së Microsoft në qytetin e Beershebas.

Objekti ndodhet brenda një parku teknologjik dhe të paktën pesë persona u plagosën në ndërtesat përreth.

Gjithashtu lexoni:

Hamasi pajtohet për lirimin e 10 pengjeve si pjesë e bisedimeve për armëpushim në Gazë

Presidenti Trump përmend sërish Kosovën dhe Serbinë

Rrëzohet aeroplani luftarak në Indi, dy pilotë besohet se kanë vdekur

Europoli godet rrjetin e drogës në Spanjë, Itali dhe Shqipëri

Sondazh i ri: Zelensky mbështet nga 67 për qind e ukrainasve – vetëm një burrë ka më shumë mbështetje

Kosova News 20/06/2025 20/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
broken clouds
15° _ 15°
83%
8 km/h
Thu
24 °C
Fri
26 °C
Sat
32 °C
Sun
35 °C

Lajmet e Fundit

Izmaku: Me votën e Nismës konstituohet Kuvendi, pres marrëveshje për Limajn kryetar
23:10 -09/07/2025
Shkarkohet kapiteni i Policisë në Lipjan pas vdekjes së Agon Zejnullahut
23:02 -09/07/2025
Haradinaj: Jam për një qeveri me kryeministër Hamzësn apo Abdixhikun, por jo Kurtin
22:32 -09/07/2025
Kurti: Kosova pati fatin ta kishte Arnhild Spencen partnere të ngushtë të Qeverisë
21:53 -09/07/2025
Eurodeputeti Mandl: Kosova meriton një parlament aktiv dhe një qeveri të qëndrueshme
21:49 -09/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?